Kina po blen të gjithë gomerët e botës për qëllime mjekësore

464 0

Kina ka nisur një mision të ri të padëgjuar më parë! Do të blejë gjithë gomerët e botës dhe t’i vrasë ata. Arsyeja në fakt është e padëgjuar për ne, por kinezët besojnë se bëhet fjalë për “jetë a vdekje.”

Lëkura e gomarit përdoret për përgatitjen e një kure mjekësore tradicionale që besohet të përmirësojë qarkullimin e gjakut.

Disa vende afrikane kanë refuzuar të plotësojnë nevojat e Kinës për gomerë duke thënë se Kina po e ekzagjeron me kërkesën e saj. Nigeria ka ndaluar me ligj eksportin e gomerëve këtë muaj, pasi vuri re se tregëtia e tyre drejt tregjeve aziatike u trefishua vitin e shkuar.

Edhe Burkina Faso ka ndaluar eksportin e lëkurës së gomarit, e cila zjehet për të prodhuar xhelatinën, një përbërës kryesor në kurën tradicionale kineze që mban emrin ‘ejiao’. Kjo kurë besohet të përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe të kurojë disa sëmundje si cikli i çrregullt menstrual dhe pagjumësia.

Kërkesa në rritje për lëkurë të importuar gomari vjen si pasojë e rënies dramatike të numrit të gomerëve në Kinë si pasojë e industrializimit të vendit. CNN raporton se numri i gomerëve në Kinë ka rënë nga 11 milionë në 6 milionë që nga viti 1990.

Një zyrtar i qeverisë së Nigerit i tha BBC-së se këtë vit rreth 80,000 gomerë janë eksportuar nga ky vend afrikan në krahasim me 27,000 gomerë të eksportuar një vit më parë. Sipas këtij zyrtari, nëse eksporti vazhdon gomerët do të zhduken si rracë. Çmimi mesatar i një gomari është trefishuar sipas mediave ndërkombëtare. Barinjtë kanë zbuluar një biznes të ri shumë fitimprurës: mbarështimin e gomerëve.

Ndërkohë në Kinë, ka provuar se çdo të thotë të blesh një produkt të falsifikuar duke qenë se njerëzit në vend që mbajnë shpresat tek kura popullore ejiao janë përballur me shumë variante të falsifikuara të kësaj kure. “Ejiao është një kurë shumë e shtrenjtë dhe në vend e quajnë ndryshe “toniku i gjakut” sepse ndalon gjakderdhjen dhe përmirëson gjakun. Këtë kurë e përdorin ata që vuajnë nga anemia ose numri i vogël i qelizave të gjakut” u shpreh Mazin Al-Khafaji, ekspert.

Xhelatina që bëhet nga lëkura e gomarit, shkrihet në ujë të nxehtë ose alkol. Masa mund të përdoret edhe si krem për ekzemat në lëkurë.

Në Burkina Faso, autoritetet u shqetësuan se 1,4 milionë gomerët e vendit po shfrytëzoheshin për biznese të palgjishme. Eksportet e lëkurës së gomarit në vend u rritën nga 1000 copë në tremujorin e parë të vitit 2015 në 18,000 në tremujorin e fundit. Kinezët kanë hapur thertore të posaçme në Kenian perëndimore për të pritur gomerët e Afrikës. 100 gomerë theren në ditë dhe eksportohen në Kinë. Ndërkohë, ekspertët vendas i kanë kërkuar Pekinit të mbështesë bizneset që merren me mbarështimin e gomerëve me fonde dhe të mos varë të gjitha shpresat tek eksporti.

Publikuar fillimisht në Independent