Klima për biznes në Shqipëri, vranësirat dhe kthjellimet

285 0

Të bësh biznes në Shqipëri duket se është më e lehtë se një vit më parë edhe pse biznesi ka risqet dhe avantazhet e veta. Investitorët vendas dhe të huaj duhet të jenë të përgatitur për përfitimet por edhe për sfidat e të bërit biznes në vendin tonë, në mënyrë që të orientojnë siç duhet investimet e tyre.

Raporti i Bankës Botërore Të bësh biznes 2015 (link në anglisht), në analizën që i bën treguesve ekonomikë në 189 vende të Botës, vlerëson se Shqipëria ka një ngjitje me 6.3 pikë në renditje krahasuar me një vit më parë.

Raporti mbi praktikat më të mira për klimën e biznesit i bën një analizim të procedurave që ndikojnë pozitivisht në aktivitetin e biznesit si dhe atyre që ndikojnë negativisht duke e penguar atë. Treguesit e Raportit janë një referecë shumë e rëndësishme për investitorë, veçanërisht ata të huaj që duan të investojnë në Shqipëri.

Bazuar në Raport, Shqipëria ka tregues pozitivë në:

  • hapjen e një biznesi të ri si pasojë e uljes së taksave të regjistrimit
  • në marrjen e lejes së ndërtimit si pasoje e rinisjes së dhënies së lejeve të ndërtimit si dhe duke konsoliduar në një leje të vetme lejen për truallin dhe ndërtimin

Por Shqipëria ka marrë notë negative në:

  • përfitimin e financimit pasi sistemi i sigururar të transkaksioneve paraqitet më i dobët
  • pagesën e taksave pasi ngritja e përqindjes normës së taksimit mbi të ardhurat e biznesit ndikoi në rritjen e kostove të kompanive

Çfarë thotë Raporti i Bankës Botërore për Shqipërinë?

Mbi hapjen e një biznesi të ri

Në Shqipëri hapja e një biznesi të ri u lehtësua si pasojë e uljes së taksave të regjistrimit.

Mbi çështjen e marrjes së lejeve të ndërtimit

Në Shqipëri procesi i marrjes së lejeve të ndërtimit u thjeshtua si pasoje e rinisjes së dhënies së lejeve të ndërtimit si dhe duke konsoliduar në një leje të vetme lejen për truallin dhe ndërtimin.

Mbi regjistrimin e pasurisë

Shqipëria thjeshtoi procesin e transferimit të pasurisë duke vendosor limite kohorë efektivë dhe duke dixhitalizuar të dhënat mbi pasuritë e patundshme.

Mbi kredidhënien

Sistemi i sigururar të transkaksioneve paraqitet më i dobët, nëpërmjet një amendimi të ligjit “Mbi Sigurimin e Barrës Financiare”.

Mbi pagesën e taksave

Ngritja e përqindjes normës së taksimit mbi të ardhurat e biznesit ndikoi në rritjen e kostove të kompanive.

Krahasuar me një vit më parë Shqipëria ka përmirësuar procedurat për hapjen e biznesit dhe lejet e ndërtimit, por nuk ka avancuar në procedurat për financimin dhe taksat. Tabelat e mëposhtme, të bazuara në të dhënat e Bankës Botërore, detajojnë të gjithë treguesit pozitivë dhe negativë të të bërit biznes krahasuar me një vit më parë (link në anglisht).

Burimi:Raporti i Bankës Botërore për vitin 2015

Burimi:Raporti i Bankës Botërore për vitin 2014

Të dhënat e Raportit të Bankës Botërore i referohen fakteve të mbledhura deri në 1 Qershor 2014. 10,700 specialistët që kanë punuar për këtë raport ndërkombëtar kanë përcaktuar 10 fusha si indikatorët bazë për lehtësinë e të bërit biznes; nisja e një biznesi, lejet e ndërtimit, energjia elektrike, regjistrimi i pronës, kredidhënia, mbrojtja e investimeve të minoritetit, pagesa e taksave, tregëtia jashtë kufijve, zbatimi i kontratave, zgjidhja e mosmarrëveshjeve. Raporti si praktikë bën gjithashtu matjen e rregullave të tregut të punës, indikator që nuk është përfshirë në raportin e këtij viti.