Konferenca Ndërkombëtare Energjia e Gjelbërt dhe Shkenca e Mjedisit Tiranë 1-2 Dhjetor 2014

439 0

Në kuadër të Projektit Partneritet i Gjelbërt, nga 1C-MED12-35-GREEN PARTNERSHIPS, Partneriteti Lokal për Rajone dhe Qytete më të Gjelbërt, financuar nga Programi MED, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Departamenti i AgroMjedisit dhe Ekologjisë organizon Konferencën e parë Ndërkombëtare të Energjisë së Gjelbërt dhe Shkencës së Mjedisit në Shqipëri që do të mbahet në Universitetin Bujqësor të Tiranës në 1-2 Dhjetor 2014.

Kjo Konferencë Ndërkombëtare do të fokusohet në përmirësimin dhe përhapjen e njohurive mbi metodat, politikat dhe teknologjitë për rritjen e qëndrueshmërisë së zhvillimit, duke marrë parasysh shtyllat ekonomike, mjedisore dhe sociale, si dhe metodat për vlerësimin dhe matjen e qëndrueshmërisë së zhvillimit në lidhje me energjinë, mjedisin dhe prodhimet ushqimore, përfshirë kombinimet e shumta mes tyre. Tema qëndrore e Konferencës do të jetë energjia e ripërtëritshme, efiçenca e energjisë dhe zhvillimi i qëndrueshëm.