Koronavirus 304 Raste në Shqipëri – Mosha Mesatare e të Prekurve

436 0

Shqipëria shënon një nga vendet e prekura nga pandemia e COVID-19.

Rastet me këtë virus kanë filluar të shfaqen që prej datës 10 Mars duke u rritur dita ditës.

Sot Ministria e Shëndetësisë konfirmon se në 24 orët e fundit në vend shifrat janë shtuar me 27 raste të reja.

Kjo e çon numrin e rasteve të konfirmuara në vend në 304 të infektuar.

Situata në vend

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë testuar 112 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 27 raste të reja me koronavirus.

“Deri në këto momente janë testuar 2031 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 304 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç.” thuhet në deklaratën zyrtare të Ministrisë

Mosha mestare e të prekurve në vend është shumë më e re se ajo e vendeve fqinje si Italia ku është mbi 65 vjeç.

Ndërkohë në shërbimin infektiv në Tiranë në këto momente janë 73 persona të shtruar.

Vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje më të rëndë.

Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Rastet e shëruara

Nga të dhënat e mjekëve deri më tani janë shëruar 13 pacientë vetëm në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 89 persona në të gjithë vendin.

Harta e Përhapjes

Nga qytetet e vendit, Shkodra ka numrin më të lartë në 24 orët e fundit me 12 raste.

Këto raste janë identifikuar në dy rrethe familjare, mes tyre është dhe një fëmijë 13-vjeçar, që janë identifikuar falë gjurmimit të rasteve të kryera, por gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Mëposhtë ju tregojmë hatrën e përhapjes së sëmundjes në vend:

-Tiranë 146 raste

– Durrës 32 raste

– Lushnje 4 raste

– Elbasan 8 raste

– Fier 25 raste

– Kavajë 8 raste

– Rrogozhinë 2 raste

– Korçë 16 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 22 raste

– Lezhë 11 raste

– Berat 1 rast

– Has 8 raste

– Krujë 5 raste

-Tropojë 4 raste

– Pukë 4 raste

– Mirditë 3 raste

Edhe një herë Ministria e Shëndetësisë ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat dhe të qëndrojnë në shtëpi./AgroWeb.org