Me ardhjen e stinës së gripit dhe të ftohurës, çdo njeriu i duhet të ketë në gatishmëri një arsenal të mirëfilltë medikamentesh dhe kurash natyrale kundër kollës.
Kjo e fundit është bezdisëse, e mundimshme dhe drobitëse për organizmin.
Në pjesën më të madhe të rasteve, kolla zhduket për pak javë, por largimi i saj mund të përshpejtohet falë këtyre këshillave të AgroWeb.org.
Çaji Jeshil
Çaji i ngrohtë është përdorur kundër kollës për mijëra vite me rradhë.
Çaji jeshil është i veçantë sepse është shumë i pasur me antioksidantë.
Ato e mbrojnë trupin nga infeksionet bakteriale dhe virozat.
Për ta ëmbëlsuar këtë çaj mund të përdorni mjaltin.
Hidratimi
Ata që sëmuren në këtë stinë duhet të pijnë sa më shumë lëngje.
Hidratimi hollon sekrecionet dhe nxit daljen e tyre nëpërmjet kollitjes.
Sa më shpejt të dalin sekrecionet e akumuluara aq më shpejt do të pushojë kolla.
Pini shumë ujë dhe hani sa më shumë supa të shëndetshme.
Trajtimet Më Të Mira Kundër Kollës Gjatë Natës
Mjalti
Përpara se të shtriheni për të fjetur, merrni pak mjaltë, i cili sipas shkencëtarëve zbut nevojën për tu kollitur dhe shpërbën sekrecionet.
Lagështia
Sigurohuni që ajri i dhomës të ketë lagështi e cila hap rrugët e frmëmarrjes dhe shmang nevojën për kollitje.
Flini Me Dy Jastekë
Fjetja me kokën ngritur mund të zbusë nevojën për kollitje dhe do ju ndihmojë të bëni një gjumë të qetë e të pandërprerë.
Balsami i Kraharorit
Balsami me aromë mentoli që gjendet në farmaci mund të përdoret për fërkimin e kraharorit.
Ai shuan kollën e natës dhe është e sigurt për fëmijët.
Shurup Kolle Për Natën
Në farmaci mund të gjeni shurupë specialë që përdoren gjatë natës jo vetëm për të larguar kollën por edhe për të ndihmuar gjumin e patrazuar.
Nëse vëreni që kolla bëhet më e ashpër dhe nuk ka të sosur, atëherë bëni një kontroll mjekësor për të parë nëse jeni prekur nga bronshiti, sinoziti, urthi apo pneumonia./AgroWeb.org