Legumja e lashtësisë në dietat e ditëve moderne

156 0

Qiqrrat nuk janë produkt i ri i tryezave tona. Por rikthimi i tyre në mënyrën pranverore të ushqimit është i papërmbajtshëm falë veçorive dietetike të tyre. Gjurmët e tyre i gjejmë në Librat e Shenjtë ndërkohë që vlerat e tyre lavdëroheshin nga qytetërimet e lashta të Egjiptit, Greqisë dhe Romës. Për shekuj me rradhë, qiqrrat përbënin ushqimin kryesor të shumë komuniteteve dhe qytetërimeve. Kultivimet e para të qiqrrave janë zbuluar në Mesdhe dhe në Lindjen e Mesme, por fama e tyre u shpërnda shpejt në të gjithë botën. Qiqrrat janë një ushqim i preferuar në stilin mesdhetar të të ushqyerit.

Qiqrrat më popullore janë të rrumbullakëta dhe ngjyrë bezhë, por lloje të tjera gjenden në ngjyra të errëta, jeshile dhe të kuqe. Si çdo legume tjetër siç janë edhe fasulet, bizelet dhe thjerrëzat, qiqrrat janë të famshme për përmbajtjen e lartë të proteinave, fibrave, vitaminave dhe mineraleve nga të cilat trupi ynë merr më të mirën. Kur janë të freskëta, qiqrrat i gjejmë ngjyrë të gjelbër, më pas kur thahen ato marrin ngjyrë kafe. Pavarësisht ngjyrës, këto kokrra janë të nevojshme për një dietë të shëndetshme. Qiqrrat i gjejmë gjatë gjithë vitin ose të thata ose të paketuara. Shija e tyre e veçantë dhe butësia e tyre i bën të favorshme dhe miqësore me çdo ushqim tjetër.

Përgatitja e qiqrrave të thata kërkon larjen e tyre me kujdes dhe lënien në një enë me ujë për 8 deri në 10 orë para gatimit. Në këtë mënyrë marrim shijen maksimale prej tyre. Që të dallosh nëse qiqrrat janë gati për gatim mjafton të marrësh një kokërr në dorë dhe ta ndash në dysh. Qiqrrat nuk duhen lënë në ujë për më shumë se 12 orë sepse bëhen të qullëta dhe pa shije. Vendosja e legumeve të thata në ujë si në rastin e fasuleve redukton kohën e nevojshme për gatim dhe largon karbohidrate komplekse që shkaktojnë trazira në sistemin tretës. Procesi i zierjes së qiqrrave kërkon disa orë deri sa ato të zbuten në nivelin e duhur.

Vlerat ushqimore të qiqrrave

Qiqrrat janë të pasura me potas, fosfor, magnez dhe calcium. Ato kanë edhe sasi të mëdha të hekurit, seleniumit, sodiumit dhe sasi më të vogla të bakrit, zinkut dhe manganit.

Përmbajtja e vitaminave

Qiqrrat janë të pasura me vitaminat A dhe C. Në sasi të vogla gjenden edhe vitaminat E, K, B6 B1, B2, B3 dhe vitaminën B9.

Përfitimet shëndetësore të qiqrrave

Qiqrrat duhet të jenë pjesë e dietës për ata që duan të ushqehen shëndetshëm. Qiqrrat ulin nivelin e kolesterolit, ndihmojnë me konstipacionin dhe probleme të veçanta me aparatin tretës. Konsumimi ditor i qiqrrave ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe mungesën e hekurit, por edhe balancon nivelin e sheqernave në gjak.

Përmbajtja e lartë e fibrave, potasiumit, vitaminës C dhe B6, fuqizojnë shëndetin e njeriut. Qiqrrat kanë fibër siç e thamë edhe më lart dhe kështu ato ndihmojnë në uljen e kolesterolit në gjak, duke ulur rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

Hekuri, kalciumi, magnezi, manganic, zinku dhe vitamin K që gjenden tek qiqrrat të gjitha kontributojnë në ruajtjen e strukturës dhe forcës së kockave.

Studimet kanë treguar që futja e qiqrrave në dietë ul nivelin e kolesterolit LDL ose siç njihet ndryshe kolesteroli i keq.

Kolina një lëndë ushqyese e familjes së vitaminës B2 që gjendet tek qiqrrat, na ndihmon me gjumin, muskujt dhe kujtesën. Kjo lëndë ndihmon në ruajtjen e strukturës së membranës qelizore, ndihmon në transmetimin e impulsive nervore, në përthithjen e yndyrnave dhe reduktimin e inflamacionit kronik.

Për ta përmbledhur, fibrat kanë përmbajtje të lartë fibrash e si rrjedhojë parandalojnë konstipacionin, dhe vënë rregull në sistemin tretës. Fibrat dietike janë të pranuara si faktorë të r&eeuml;ndësishëm në ruajtjen e peshës dhe humbjen e saj. Ato shërbejnë si agjentë pastrimi në sistemin tretës, rrisin ndjesinë e ngopjes, shuajnë urinë duke bërë që të ndihesh me barkun plot, për shumë gjatë dhe kështu të marrësh më pak kalori./AgroWeb.org/