Lehtësohen kushtet e kredidhënies, por kreditë e këqija mbeten problem

434 0

Standardet e kredidhënies u lehtësuan por ecuria e kredive me probleme, problemet specifike të sektorit ku zhvillon aktivitetin e tij biznesi dhe situata makroekonomike në vend kanë vijuar edhe gjatë këtij tremujori të ndikojnë në kahun shtrëngues të standardeve të kredidhënies për bizneset.
Banka e Shqipërisë raporton se standardet e kredidhënies u lehtësuan gjatë tremujorit të dytë të vitit 2014, si për bizneset ashtu edhe për individët. Sipas rezultateve të vrojtimit të aktivitetit kreditues, bankat shprehen se i kanë lehtësuar standardet e kredisë dhënë korporatave të mëdha, bizneseve të vogla dhe të mesme, për financimin e kapitalit qarkullues dhe për investime. Lehtësimi i standardeve të kredisë dhënë bizneseve në total, për herë të parë që prej tremujorit të parë të vitit 2011, përbën një kthesë pozitive drejt lehtësimit të politikës kredidhënëse të bankave. Për kredinë dhënë individëve, bankat vijuan t’i lehtësojnë standardet, për të tretin tremujor rresht, si për blerje banese ashtu edhe për financim të konsumit.

Sipas këtij vrojtimi, faktorët kryesorë që ndikuan lehtësimin e standardeve të kredisë dhënë bizneseve dhe individëve janë politika lehtësuese e Bankës së Shqipërisë, niveli i likuiditetit si dhe konkurrenca në sistemin bankar.

 

Grafik: Ndryshimet në standardet e zbatuara në kreditë për bizneset në total, sipas madhësisë së ndërmarrjeve dhe qëllimit të përdorimit të kredisë

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

Në të njëjtin kah, por n&eumeuml; shkallë më të ulët krahasuar me tremujorët e mëparshëm, ka ndikuar dhe situata makroekonomike.

Bazuar në të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë, Agjensia Telegrafike shqiptare raporton se në muajin qershor biznese e individë morën 2.85 miliarde lëkë hua në bankat tregtare, ose 0.5% më shumë se një muaj më parë. Kjo beri që vlera e totalit të kredisë së dhënë në ekonominë tonë t’i kalojë 548 miliardë lekë, duke shënuar një rimëkëmbje të huasë.
Një hap i tillë pritej, pasi bizneset e individët ishin optimiste për të ardhmen e tyre, në vrojtimet e bëra pak muaj më parë nga Banka e Shqipërisë. Por, faktori kryesor që ka nxitur kredinë vlerësohet të jetë ulja e kostos së saj, pasi norma baze e interesit prej disa muajsh është në nivelet minimale, 2.5%.

Pritjet e bankave për tremujorin e tretë të vitit 2014 janë optimiste; standardet e kredidhënies pritet të lehtësohen dhe kërkesa të rritet, kryesisht për individët. Bankat shprehen më pak optimiste në pritjet e tyre për bizneset.

Kredia për bizneset

Në bazë të vrojtimt të Bankës së Shqipërisë rezulton se në tremujorin e dytë të vitit 2014 standardet e kredisë dhënë bizneseve u lehtësuan për herë të parë pas 12 tremujorësh. Ky përmirësim është kryesisht rezultat i lehtësimit të standardeve të kredisë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Standardet për kredinë dhënë korporatave në tremujorin e dytë të vitit u lehtësuan në një shkallë më të ulët krahasuar me ndërmarrjet e vogla. Për sa i përket qëllimit të përdorimit të kredisë, standardet janë lehtësuar si për kredinë e dhënë për investime ashtu edhe për kredinë e dhënë për financimin e kapitalit qarkullues.

Në tremujorin e dytë të vitit 2014 kërkesa është përmirësuar ndjeshëm, krahasuar me tremujorin e kaluar. Përqindja neto e bankave të cilat kanë perceptuar një kërkesë të rritur shënon vlerën 11.7% nga -9.7% në tremujorin e kaluar. Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kërkesa është rritur në një masë më të madhe se për korporatat.

Për m&eumeuml; shumë informacion lexoni të plotë Vrojtimin e Aktivitetit Kreditues për Tremujorin e Dytë Korrik 2014