Marketingu bujqësor në Shqipëri, hapat për një strategji të suksesshme

1.2k 0

Pavarësisht tendencës pozitive gjatë dekadës së fundit dhe burimeve të mëdha bujqësore në Shqipëri, bizneset e agro-përpunimit nuk arrijnë të plotësojnë kërkesën e tregut për produkte ushqimore. Si pasojë, Shqipëria ende importon produkte ushqimore. Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë, raporti export-import është i ulët; Shqipëria importon 5 herë më shumë produkte ushqimore sesa eksporton. Një nga arsyet është se bizneset e agro-përpunimit nuk e përdorin me efikasitet ose nuk e përdorin aspak marketingun për të mbështetur produktet e tyre dhe për të përmirësuar tregëtimin e produkteve. Një nga sfidat më të mëdha për rritjen e agrobizneseve është marketingu. Kompanitë e vogla nuk përdorin aspak marketing ndësa agrobizneset e mëdha investojnë në fushata të kushtueshme por shpesh jo efikase promovimi.

Shqipëria importon 5 herë më shumë produkte ushqimore sesa eksporton. Një nga arsyet është mungesa e marketingut

Agro-përpunuesit e shohin marketingun si reklamë dhe jo si një mjet për të nxjerrë në pah dhe për të promovuar produktet e tyre. Agrobizneset ende nuk e shohin vlerën e marketingut. Mungesa e kërkesës për zbatim të standardeve në produktet ushqimore nuk i nxit ata të investojnë në produkte me standarde që i rezistojnë tregut. Prodhuesit e paliçensuar mund të prodhojnë jashtë kontrollit dhe kushteve të sigurisë ushqimore dhe arrijnë të shesin me çmime më të ulta se prodhuesit e regjistruar dhe të liçensuar, duke çrregulluar tregun. Të pa informuar mbi mjetet e një marketingu me kosto të vogël, ata nuk janë të bindur për efikasitetin e fushatave me kosto të madhe. 

Nga ana tjetër, ofertuesit e shërbimeve të marketingut synojnë vetëm një pjesë të vogël të tregut dhe ende kanë nevojë të zhvillojnë produkte marketingu që i përshtaten një game më të gjerë agropërpunuesish. Pothuajse nuk egzistojnë produkte marketingu, të hartuara për nënsektorët e bujqësisë ndërkohë që produktet egzistuese janë të përgjithshme, të kushtueshme dhe të përshtatura vetëm për agrobizneset e mëdha. Pra ka një mospërputhje mes kërkesës dhe ofertës për shërbime marketingu. Agrobisneset e vogla e të mëdha në Shqipëri janë nën presionin e importit nga korporata të mëdha ndërkombëtare të cilat depërtojnë produktet e tyre në tregun shqiptar përmes një buxheti të konsiderueshëm marketingu, duke dhënë impakt në situatën e tregut dhe duke dëmtuar seriozisht tregëtimin e produkteve vendase.

Strategjia e marketingut, cilat janë hapat

Marketingu është procesi i krijimit të konsumatorëve dhe konsumatorët janë shpirti qe mban gjallë biznesin tuaj. Hapi i parë që ju duhet të bëni është të përcaktoni strategjinë tuaj të marketingut. Nuk ka një mënyrë të vetme për të hartuar një strategji marketingu; strategjia juaj duhet të jetë pjesë e një procesi të vazhdueshëm e vlerësimit të bisnesit tuaj dhe unike për kompaninë tuaj. Ekspertët kanë përcaktuar disa hapa që ju mund t’i ndiqni për të orientuar më mirë shitjet dhe për të fituar besnikërinë e konsumatorëve.

Strategjia e përgjithshme e Marketingut duhet të përfshijë katër strategji të ndryshme:

  • Strategjinë e depërtimit në treg. Përcaktimin e mënyrave të shitjeve.
  • Strategjinë e rritjes. Kjo stategji e ndërtimit të biznesit tuaj mund të përfshijë; një strategji të brendshme si përshembull si të rrisni burimet njerësore; një stategji bjerjeje si përshembull të blini një biznes tjetër që mund t’ju vlejë, një strategji horizontale ku ju mund të ofroni të njëjtin tip produkti në përdorues të ndryshëm ose një strategji vertikale ku ju do të vijoni të ofroni të njëjtin produkt por duke përdorur një mënyrë tjetër shpërndarjeje në treg.
  • Strategjinë e kanaleve të shpërndarjes. Zgjedhja e kanaleve pra mënyrave të shpërndarjes së produkteve mund të përfshijë partneritetin me një kompani që merr produktet tuaja dhe i shpërndan nën markën e produkteve të veta, shitje përmes burimeve të brendshme të shpërndarjes, distribucionit në markete.
  • Strategjinë e komunikimit. Si do të arrini tek klientët tuaj? Zakonisht një kombinim i taktikave të mëposhtme do të funksiononte më së miri: promovime, reklama, marrëdhëniet me publikun, shitjet personale dhe materiale të shtypura si broshura, katalogë, fletushka, etj

Pasi të keni zhvilluar një strategji gjithëpërfshirëse të marketingut, atëherë ju mund të përcaktoni strategjinë tuaj të shitjeve. Kjo përfshin mënyrën se si ju planifikoni të shisni produktin tuaj.

  • Strategjia e forcës së shitjeve. Nëse planifikoni të keni një forcë shitjeje brenda biznesit tuaj, mendoni të përdorni punonjës të brendshëm apo të jashtëm për të bërë shitjet e produkteve tuaja. Sa punonjës do të punësoni për shitjet? Çfarë strategjie punësimi do të përdorni? Si do t’i trajnoni këta punonjës? A keni menduar që këta punonjës t’i paguani përmes përqindjes nga shitjet që do të bëjnë?
  • Aktivitetet e shitjeve. Në një kohë që po përcaktoni strategjinë e shitjeve është e rëndësishme që ta reflektoni përmes disa aktiviteteve. Për shëmbull, duhet të identifikoni cila është perspektiva e biznesit tuaj. Në momentin që listoni të gjitha idetë mbi perspektivën e biznesit, duhet të listoni prioritetet, të përcaktoni tregjet me potencial më të lartë për blerjen e produkteve tuaja. Më pas, identifikoni se sa telefonata dhe takime duhet të bëeuml;ni me këta blerës për një periudhë të caktuar kohe. Në këtë mënyrë ju mund të përcaktoni numrin mesatar të telefonatave dhe kontakteve për shitje, mesataren e shpenzimeve për shitje dhe mesataren e shpenzimeve për shitës.