Lëngu i Qershive të Zeza – Plot Hekur, Fuqi dhe Energji

475 0

Sipas shumë studimeve, lëng i qershive të zeza nuk është thjesht i pasur me antioksidantë, por përmban pesë herë më shumë substanca jetike krahasuar me sasinë e disa prej burimeve të tjera më të mira të antioksidantëve.

Një gotë 250ml e lëngut të qershive të zeza arrin të përmbajë më shumë antioksidantë se pesë domate të të freskëta të stinës. Antioksidantët janë ata që i japin qershive ngjyrën e kuqe. Kjo është arsyeja pse sa i përket antioksidantëve, sa më të errëta të jenë qershitë, aq më shumë janë mirëbërëse për organizmin.

Për gjumë të qetë. Shumë njerëz përdorin një gotë qumështi të ngrohtë para shtratit, si një mënyrë për të stimuluar prodhimin e melatoninës dhe për të ndihmuar veten të zbresin në gjumë. Një gotë me lëng qershi të zeza fuksionion shumë herë më mirë për këtë pasi përmban një sasi të madhe të melatoninës.

Rënie nga pesha. Lëngu i qershive të zeza ndihmon për shkak të sasive të larta të tiaminës, riboflavinës dhe vitaminës B6, të cilat luajnë rol vendimtar në rritjen e metabolizmit tuaj dhe ndihmojnë trupin tuaj të konvertojë glukozën në energji të përdorshme.

Fuqi dhe energji. Lëngu i qershive të zeza ndihmon fort trupin tuaj për të marrë më shumë nga karbohidratet që konsumoni. Një gotë lëng qershie është një zgjedhje ideale kur bie niveli i sheqerit në gjak.

Plot me hekur. Përveç përfitimeve të tjera shëndetësore nga lëngu i qershive të zeza, ju gjithashtu do të përfitoni një sasi të mirë hekuri. Ky është një lajm i mirë sepse hekuri është ai që përdoret për të krijuar qelizat e kuqe të gjakut. Nëse ndjeheni vazhdimisht të lodhur, shtoni hekurin në ushqimin tuaj dhe do të ndiheni më energjik!

Tensioni i gjakut. Lëngu i qershive të zeza është gjithashtu një burim i madh i kaliumit që ka efektin e largimit të natriumit dhe kripës së panevojshëm nga trupi ynë. Kjo ndihmon për të ruajtur ekuilibrin jetik, të që ndihmon në reduktimin e presionit të lartë të gjakut.

Lëkurë dhe flokë të shëndetshëm. Për shkak të përmbajtjes së lartë të hekurit tek qershitë e zeza, lëngu i tyre ndihmon në parandalimin e humbjes së flokëve, si dhe përmirëson qarkullimin e shëndetshëm në kapilarë duke tonifikuar dhe lëmuar lëkurën tuaj./AgroWeb.org