Lidhja e shqiptarëve me hurmat e Arabisë

234 0

Që në lashtësi, hurmat e Arabisë besohej të kishin vlera të jashtëzakonshme shëruese. Megjithatë, vetëm në kohërat moderne shkenca arriti të konfirmojë atë që njerëzit e lashtë e dinin mjaft mirë. Ndonëse hurmat ngjajnë si një “bombë sheqeri” sepse janë shumë të ëmbla, në të vërtetë ato janë ushqime thuajse hyjnore me vlera të jashtëzakonshme. Një studim i publikuar në vitin 2011 konfirmoi një sërë përfitimesh që u vinin grave shtatzëna që konsumonin hurma. Një prej rezultateve tregoi që gratë që kishin konsumuar hurma gjatë shtatzanisë kishin një fazë pregatitore të lindjes më të shpejtë se sa ato që nuk kishin konsumuar. Pra, sipas studimit nëse gratë konsumonin fruta Arabie në katër javët e fundit të shtatzanisë, kishin një lindje më të lehtë.

Edhe pse me origjinë orientale, hurmat e Arabisë janë shumë të kërkuara në Shqipëri, me një konsum të gjerë dhe me çmime jo të larta.

Vlerat e hurmave shkojnë më tej. Hurmat e Arabisë, të freskëta apo të thata janë një prej frutave më të lashta në historinë njerëzore. Janë aq të lashta sa në të vërtetë nuk dihet kur kanë mbirë për herë të parë mbi tokë.

Fakti që ato kanë lindur në vende me burime të kufizuara ushqimore, por nga ana tjetër u kanë dhënë jetë dhe fuqi komuniteteve të kequshqyera në vendet e pazhvilluara, do të thotë shumë.

Hurmat e Arabisë janë të pasura me vitamina, minerale, amino acide, acide yndyrore etj. Ato nuk janë vetëm një burim i jashtëzakonshëm energjie, por ofrojnë qetësim nga shumë simptoma si çrregullimet intestinale, problemet me zemrën, anemia, çrregullimet seksuale, diarea, kanceri abdominal e shumë të tjera. Hurmat e Arabisë janë të mira edhe për ata që duan të shtojnë në peshë. Këto fruta të shijshme përmbajnë vaj, kalcium, hekur, potas, fosfor, mangan, baker, magnez, sulfur të cilat e ndihmojnë organizmin të funksiojë më mirë. Shumë besimtarë myslimanë konsumojnë hurma arabie gjatë Ramazanit për të parandaluar ngrënien e tepërt. Kur trupi nis e përthith vlerat ushqimore të hurmave, ndjesia e urisë nis të shuhet. Sistemi nervor përfiton nga hurmat për shkak të nivelit të lartë të potasit në to. Mjafton vetëm gjysëm ore pas konsumimit të hurmave dhe do të ndihesh energjik dhe sy shqiponjë sepse hurmat janë të vlefshme për të ruajtur dhe mbrojtur sytë.

Mineralet që gjenden tek hurmat e Arabisë ofrojnë forcë për kockat dhe luftojnë simptomat e dhimbshme të osteoporozës. Nikotina që gjendet tek hurmat e Arabisë mendohet të jetë plot vlera për të kuruar një sërë problemesh intestinale. Ato stimulojnë rritjen e bakterieve të mira në stomak nëpërmjet fibrave të ngopura dhe të pangopura. Për shkak të nivelit të lartë të mineraleve, hurmat janë perfekte për njerëzit që vuajnë nga anemia. Ato janë plot hekur dhe si rrjedhojë pacientët përfitojnë energji dhe forcë dhe më pak lodhje e dobësi.

Një tjetër fakt interesant është që hurmat e Arabisë kanë në përmbajtjen e tyre sulfur organik. Ky nuk është një element i zakonshëm që mund të gjendet lehtë tek ushqimet e tjera. Por ky element lufton reagimet alergjike dhe alergjitë e stinës.

Më lart guxuam t’i përshkruanim hurmat e Arabisë si një “bombë sheqeri”. Hurmat kanë sheqer proteina dhe vitamin. Një kilogram hurma përmban 3000 kalori. Kaloritë e hurmave janë në fakt të mjaftueshme për të plotësuar nevojat ditore të organizmit. Normalisht nuk ju këshillojmë të hani vetëm hurma. Por nëse jeni të dobët dhe të hollë, dëshironi të vini muskuj për t’i bërë përshtypje ndonjë vajze, apo edhe dëshironi të jeni energjik pas një sëmundje mjekësore atëherë hani hurma.

Hurmat e mbajnë zemrën të shëndetshme. Nëse i fusni në ujë gjatë natës dhe i shtypni lehtë në mëngjes para konsumimit do t’i jepni zemrës forcë. Hurmat ulin rrezikun e atakut në zemër duke zvogëluar nivelet e kolesterolit në gjak. Mjafton të konsumoni hurma dy herë në javë për një zemër të shëndetshme.

Nëse përzieni hurmat me qumështin e dhisë dhe me mjaltë atëherë sapo keni krijuar një tonik të dobishëm për një jetë të pasur seksuale. Kjo përzierje jo vetëm lufton sterilitetin por edhe një sërë çrregullimesh seksuale.

Nëse keni kaluar një natë të gjatë duke pirë alkol atëherë duhet të konsumoni hurma dhe të shmangni atë dobësinë dhe të vjellat që vijnë më pas.

Kujdes!

Përveç vlerave të jashtëzakonshme, duhet të kini kujdes. Duke qenë se sipërfaqja e hurmave është e e lëmuar dhe e lagësht ato mbajnë shumë papastërti. Duhet t’i lani patjetër përpara se t’i konsumoni./AgroWeb.org