Locion Kundër Mushkonjave – Si ta Bëni në Shtëpi

330 0

Në raftet e supermarketeve apo farmacive do të gjeni një sërë locionesh kundër mushkonjave dhe insekteve të tjerë, por shumë prej tyre përmbajnë substanca të dëmshme, që me siguri nuk dëshironi të qarkullojnë në organizmin tuaj.

Mushkonjat thuhet që tërhiqen nga disa substanca në djersën tonë, por edhe nga frymëmarrja dhe lëkura. Mushkonjat kanë sensorë që vënë njerëzit në shënjestër që nga larg.

Mushkonjat femra kanë nevojë për gjak që të riprodhohen dhe gjaku ynë, mesa duket ndihmon në rritjen e popullsisë së mushkonjave. Bllokimi i aromave që tërheqin mushkonjat bëhet nëpërmjet solucioneve, që zakonisht përmbajnë një substancë të njohur si diethyltoluamide e cila mund të shkaktojë reagime alergjike tek disa njerëz, por që në përgjithësi konsiderohet e sigurt për përdorim edhe tek fëmijët.

Por nuk është aspak sekret që kjo substancë është toksike edhe në rastet kur nuk kemi asnjë reagim ndaj saj. Kjo substancë përthithet lehtë nga organizmi, akumulohet në inde nga ku mund të shkaktojë dëme afatgjatë.

Vajrat esencialë janë një alternativë më e sigurt dhe kanë efekt të ngjashëm në sensorët e nuhatjes së mushkonjave.

Solucionet e bëra në shtëpi janë padyshim zgjidhja më e mirë. Recetat dhe përbërësit janë të thjeshta dhe mbi të gjitha pa kimikatë.

Shumë prej varianteve që gjejmë në treg përmbajnë 10 përqind kimikate ose përbërës aktivë që janë shqetësuese për njerëzit. Por solucionet e përgatitura në shtëpi janë krejt natyralë dhe pa efekte anësore dhe mbi të gjitha mund të përdoren tek fëmijët.

Si ta përgatisni në shtëpi solucionin kundër mushkonjave

-Uthull molle dhe vajra esencialë

Gjysëm filxhani me uthull molle

40 pika vaji esencial (eukalipti, rozmarine, limoni ose barit të bletës)

Një shishe qelqi spërkatëse

Udhëzimet:

Përzieni uthullën e mollës dhe një nga vajrat esenciale më sipër dhe hidhini në shishe.

Tundeni shishen që përbërësit të përzihen së bashku.

Spërkateni në trup por shmangni sytë dhe gojën.

-Lavandë dhe vanilje

Përbërësit:

15 pika vaj esencial lavandë

3-4 lugë gjelle me ekstrakt vaniljeje

3-4 lugë gjelle me lëng limoni të tretur në pak ujë

Udhëzimet:

Hidhni përbërësit e parë në një shishe spërkatëse (250 ml)

Hidhni më pas ujin me lëng limoni

Tundeni shishen që të përzihen përbërësit

Spërkatni lëkurën ose rrobat./AgroWeb.org