Siguria ushqimore si prioritet – Sa është e mundur?

265 0

Të gjendur përpara informacioneve të shumëllojhsme, produkteve të shumëllojshme, mallrave të importuara pa cilësi, konsumatorët shqiptarë kanë si kryefjalë të përditshme sigurinë apo më saktë, pasigurinë ushqimore.

Në artikujt e vazhdueshëm të AgroWeb.org ka trajtuar gjerësisht çështje të sigurisë ushqimore, qoftë për produktet vendase ashtu edhe për ato të importuara.

Raste si ai i mishit të brazilit apo perimeve a frutave të thata me aflatoksinë të bllokuara nga vende të BE-së, kanë marrë një vëmendje të madhe nga lexuesit. Në komement e tyre ata kërkojnë që Autoritetet Kombëtare të Kontrollit të jenë më vigjilentë, pasi jo gjithçka duhet t’i lihet në dorë fermerit apo tregëtarëve.

Agjencia e Sigurisë Ushqimore pranë Komisionit Europian, të cilës i referohet në të tilla raste AgroWeb.org, publikon zyrtarisht të dhëna të përditësuara nga rezultatet e kontrollit të eksporteve që hyjnë në vendet e BE-së. Përmes kësaj agjencie,

Komisioni Europian paralajmëron vendet anëtare të jenë të kujdesshme, të përgatiten apo të marrin masa për kontrolle të rrepta në pikat kufitare ndërsa publikon shtetet që paraqesin rrezikshmëri në produktet që eksportojnë.

Po Shqipëria? Në një deklaratë të tij të fundit, Kryeministri Edi Rama ka premtuar se në 100 ditët e para të qeverisjes një prej 10 prioriteteve do të jetë edhe siguria ushqimore. Në një prej pikave të këtëj plani 100 ditor, Kryeminsitri thotë se:

‘Fillon beteja e gjatë për sigurinë ushqimore në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët e angazhuar për Shqipërinë që duam, për të vënë përpara përgjegjësisë çdo strukturë shtetërore, kompani furnizimi apo subjekt tregtar, që cënon sigurinë e konsumatorit’.

Po ashtu ndër prioritetet janë edhe uji i pijshëm dhe pastërtia e mjedisit. Disa nga pikat për këto çështje janë si më poshtë:

Fillon lufta kundër shpërdorimit të ujit pijshëm, prerja e lidhjeve të paligjshme, prishja e lavazheve pa leje dhe ndëshkimi i abuzuesve me këtë pasuri të çmuar kombëtare.

Çelet faza e re e luftës kundër informalitetit në biznes me përshkallëzimin e fuqishëm të presionit ligjor, mbi çdo subjekt të madh e të vogël që nuk operon përmes kuponit tatimor.

Nis pastrimi rrënjësor i akseve kombëtare nga plehrat, mallrat, tregjet, varrezat e makinave, ferrat, etj. si edhe fillon mbyllja hyrjeve të paligjshme apo të rrezikshme në rrugën kryesore.

Shpallet një luftë si asnjëherë tjetër kundër ndotjes së mjedisit, hedhjes së mbeturinave jashtë vendeve të përcaktuara dhe organizohet e zhvillohet një aksion kombëtar pastrimi në çdo qytet, fshat e metër katror të Shqipërisë.’

AgroWeb.org ju fton të jepni mendimin tuaj, sa mendoni se është e mundur të zgjidhen një here e mire çështje të tilla dhe cilat janë mënyrat më efikase. Ndani sugjerimet dhe opinionet tuaja në faqen e Facebook të AgroWeb.org.