Marrëveshja e Parisit për Klimën, në fuqi në 4 Nëntor

294 0

Në 4 nëntor pritet të hyjë në fuqi Marrëveshja e Parisit për ndryshimet klimatike. Lajmi është bërë i ditur nga Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon një ditë më parë.

Sipas tij, mbështetja e komunitetit ndërkombëtar u shpreh në nxitjen e përballimit të ndryshimit të klimës, por dhe tregoi se kjo realizohet vetëm me një bashkëpunim ndërkombëtar të fuqishëm.

73 nga 197 nënshkruesit e traktatit, të cilët janë përgjegjës për 56.87 për qind të emetimeve botërore të gazrave serrë, kanë depozituar instrumentet e tyre të ratifikimit.

Fillimisht Shtetet e Bashkuara, më pas Kina, Brazili dhe India e së fundmi BE-ja ratifikuan marrëveshjen.

Parlamenti Evropian miratoi rezolutën e BE-së për Marrëveshjen e Parisit, duke i hapur rrugën hyrjes së saj në fuqi.

Në dhjetor të vitit të kaluar, rreth 200 vende nënshkruese të marrëveshjes kornizë të ndryshimit të klimës së OKB-së morën pjesë në Konferencën e Ndryshimit të Klimës të Parisit, ku diskutuan për veprimtarinë në përballimin e ndryshimeve klimatike, pas vitit 2020.

5 vendimet historike mbi klimën

– Vendim për të limituar ngrohjen globale nën 2 gradë Celcius, duke synuar 1.5 gradë Celcius
– Emetimi i Gazit Serrë duhet të ulet sa më shpejt të jetë e mundur, duke u ndjekur nga një reduktim të shpejtë në zero • Vendim për të eleminuar përdorimin e qymyrit, naftës dhe gazit për energji
– Lëndët djegëse fosile të zëvendësohen me energji nga dielli dhe era.
– Vendet e zhvilluara duhet të japin 100 miliardë dollarë në vit që prej vitit 2020 për të ndihmuar vendet në zhvillim

Shqipëria, përmes votimit në parlament në 14 korrik 2016, ratifikoi marrëveshjen e Parisit mbi ndryshimet klimatike me 87 vota pro, duke respektuar këtë moment historik dhe rëndësinë e kësaj marrëveshjeje ambicioze, që konsiderohet një revolucion për njerëzimin.

Kontributi i Shqipërisë në shkarkimet e gazrave serrë është rreth katër deri në pesë herë më i ulët se nivelet mesatare ndërkombëtare, me një mesatare të llogaritur prej 9,4 milion ton/vit të gazit karbonik Co2, e megjithatë venditi duhen politika të forta për çështjet klimatike, sugjerojnë ekspertët.

Sipas të dhënave më të fundit që Ministria e Mjedisit ka vënë në dispozicion të AgroWeb.org, rezulton se energjia dhe transporti, të ndjekura nga bujqësia dhe sektori i mbetjeve janë kontribuesit më të rëndësishëm në emetimit e gazit serrë në Shqipëri. Respektivisht energjia-transport me (57.29%), e ndjekur nga bujqësia me (16.85%), përdorimi i tokës dhe pyjet (8.88 %) dhe në fund mbetjet me (2.31%). Siç shihet qartë dhe nga të dhënat, kontribuesit më të mëdhenj të CO2 janë energjia dhe transporti. Ulja e emetimit të gazit, për të cilin Shqipëria është zotur dhe në Samitin e Klimës në Paris kërkon një revolucion në energji dhe në prodhim. /AgroWeb.org