Mbi 1.6 milionë Rasate Korani Hidhen në Liqenin e Pogradecit

229 0

Në Liqenin e Pogradecit ka nisur hedhja e rasatit të koranit. Për herë të parë këtë vit do të hidhen mbi 1.6 milion rasate, numri më i madh i prodhuar ndonjëherë në Shqipëri.

Në nisje të këtij procesi ishte në Pogradec edhe ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi.

“Sasia e rasatit të Koranit këtë vit ka arritur shifra rekord, 1.620.000 copë, nga të cilat 610 mijë u lëshuan në liqen gjatë kësaj faze, ndërsa pjesa tjetër do të lëshohet javën e fundit të shtatorit dhe fillim të tetorit.

Ripopullimi me rasate të koranit, të kësaj specieje endemike të liqenit të Ohrit, është një mbështetje e qeverisë shqiptare për peshkimin në Pogradec si dhe mbrojtjes së biodiversitetit”, tha Shalsi./ATSH