Mënyra Më e Shijshme Për Gatimin e Lulelakrës

752 0

Lulelakra konsiderohet si një nga perimet më të shëndetshme në botë.

Ajo kombinohet mjaft mirë në shumë receta të ndryshme gatimi, por edhe konsumohet veçmas e zier apo e pjekur në furrë me pak vaj ulliri, kripë, piper e hudhër.

Lulelakrën mund ta shoqëroni me sallata të freskëta të stinës, byrekë të ndryshëm shtëpie, turshi etj por edhe për salcë makaronash.

Një recetë për përfshirjen e lulelakrës në makarona e gjeni më poshtë duke lexuar në AgroWeb.org.

Mënyra Më e Shijshme Për Gatimin e Lulelakrës

Përbërësit

1 lulelakër të ndarë në tufa të vogla,

Kripë dhe piper të zi pluhur

Gjysëm filxhan çaji vaj ulliri

85 gramë copa të vogla buke

4 fileto sardele

3 thelbinj hudhër të grirë hollë

Spec djegës pluhur

1 pako makarona rigatoni

2 lugë gjalpë të shkrirë

3 lugë gjelle majdanoz të grirë

Djathë Parmigiano-Reggiano

Lëngu dhe lëkura e grirë hollë e një limoni.

Përgatitja:

Vendosni një tenxhere të madhe në zjarr me ujë dhe kripë për makaronat

Ndizeni furrën dhe në një enë të madhe hidhni tufat e lulelakrës, dy lugë gjell vaj ulliri dhe kripë.

Lulelakrën më pas shtrojeni në një tepsi dhe piqeni për 15-20 minuta.

Ndërkohë, kaurdisni copat e bukës me vaj ulliri për 2 minuta derisa të bëhen pak krokante dhe lërini mënjanë.

Vendosni një tigan të madh në zjarr dhe hidhni pjesën e mbetur të vajit të ullirit.

Tiganisni filetot e sardeleve me hudhër dhe specin djegës. për 1-2 minuta.

Më pas hidhni lulelakrën dhe kaurdiseni për 2-3 minuta të tjera.

Shtoni pak ujë nga ai i makaronaave dhe lëreni masën e lulelakrës të ziejë për 5 minuta.

Kur makaronat të jenë thuajse të bëra, kullojini por ndani mënjanë dy gota me ujë.

Në tenxhere hidhni gjalpin, shtoni masën e lulelakrës dhe makaronat.

Përziejeni mirë dhe shtoni dy gotat e ujit të makaronave.

Fikeni zjarrin, mbylleni kapakun dhe lëreni për pak minuta.

Përpara servirjes, shtoni djathin parmixhano, spec djegës, lëngun dhe lëkurën e limonit, majdanozin dhe copat krokante të bukës./AgroWeb.org