Mira Rakacolli: Në Spital Po Shpëtohen Shumë Jetë

256 0

Të dielën e 1 nëntorit, 52-vjeçari Preng Gjonaj, i infektuar me koronavirus, i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i spitalit “Shefqet Ndroqi”, i njohur ndryshe si “COVID-2”.

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se në spitalet tona po shpëtohen shumë jetë personash të infektuar me virusin. Ajo tha se ende nuk ka një version zyrtar për vetëflijimet në “Shefqet Ndroqi”, e sipas saj është mirë të presim përfundimin e hetimeve.

“Në këtë spital po shpëtohen shumë jetë, po jepet një shërbim bashkëkohor, të një niveli të lartë. Ashtu sikurse ndodhin humbet e jetës, shumë më tepër po shpëtohen.

Çfarë po ndodh në spital është kjo, personeli infermier mjekë po impenjohen shumë, po bëjnë detyrën dhe e bëjnë shumë mirë. Personat që marrin shërbime në atë vend e kanë treguar.

Por fatkeqësisht ngjarje të dhimbshme kanë ndodhur, por siç e thatë dhe ju ende nuk dihen se përse kanë ndodhur.

Rastet janë në prokurori dhe në momentin që bëhet një hetim, deri në momentin që bëhet rezultati final, nuk është mirë të komentojmë”, tha Rakacolli./Top Channel