Moti i Acartë – Rrezik për Blegtorinë Malore

344 0

Një tjetër problem i vështirë që paraqet situata me borë dhe ngrica këto ditë është dhe ajo e mbrojtjes dhe ushqyerjes së bagëtive të imta dhe gjedhit, sidomos në hapësirën malore të vendit.

Zonat rurale të malësisë, pothuajse janë të izoluara nga bora dhe mjetet e transportit nuk mund të qarkullojnë.

Kështu që, veç të tjerave edhe rezervat ushqimore për bagëtinë janë të kufizuara.

Fermerët detyrohen t’i përdorin rezervat e tyre me shumë kursim dhe të krijojnë ambiente sa më të ngrohta për bagëtitë e tyre.

Për tufat e mëdha, sidomos në malësitë e Shkodrës, mbetet emergjente ushqyerja e tyre.

Blegtorët shfrytëzojnë çdo mundësi që u jepet nga përmirësimi i përkohshëm i motit dhe e nxjerrin tufën në atë që quhet përmirësimi i gjendjes fizike apo dhe në atë pak kullotë natyrore që mund të gjendet./AgroWeb.org