Moti i Keq – Pezullohet Mësimi në të Gjithë Shqipërinë

277 0

Si pasojë e motit të keq me shira të dendur, Ministria e Arsimit vendos ndërprerjen e mësimit ditën e nesërme, e Premte 1 Dhjetor 2017.

Në njoftimin e saj Ministria e Arsimit lajmëron se: 

Për shkak të përkeqësimit të motit në të gjithë vendin, si dhe nga informacionet e marra nga Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore mbi situatën e reshjeve të dendura të shiut, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë njofton pezullimin e procesit mësimor, në datën 01 dhjetor 2017, në të gjitha institucionet arsimore të arsimit parauniveristar”, thuhet në njoftim.

Dita e humbur e procesit mësimor do të zëvendësohet një ditë tjetër.

Situatë e rënduar rreshjesh raportohet në të gjithë Shqipërinë gjatë ditës së nesërme por parashikohet të rëndohet edhe gjatë fundjavës.

Ende nuk ka të dhëna për përmbytje me pasoja, ndërkohë që bujqësia është sektori më i rrezikuar, pasi rreshjet po dëmtojnë të mbjellat.

Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar sot zyrtarisht se Forcat e Armatosura janë në gatishmëri të plotë për të ndërhyrë në rast nevoje tek zonat që mund të preken nga përmbytjet.

OSHEE bën të ditur se është në gatishmëri për të siguruar furnizimin me energji elektrike.

Ndërkohë që përparësi po i jepet mirëmbajtjes së linjave të furnizimit me energji elektrike të komunitetit.

Në mënyrë të veçantë do të ketë prioritet të furnizimit të hidrovorëve, ujësjellësave të qyteteve dhe fshatrave si dhe eliminimin e nyjeve kritike të këtyre pjesëve të sistemit të rrjetit shpërndarës.

Nga raportimet e para mësohet se hidrovorët janë në punë, ndërsa probleme janë shfaqur kryesisht në zonat rurale.

Reshjet intensive pritet të sjellin vërshime të lumenjve dhe përmbytje urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Operacionet në terren të OSHEE do të mbështeten edhe nga pushteti vendor, ndërsa operatori ka dhënë edhe numrat e shërbimit për rajonet ku pritet të hasen probleme./AgroWeb.org

Fieri – 0694143900

Vlora – 033426260/033407400

Tirana – 044528888/044505269/044505270

Durrësi – 052902222

Elbasani – 054243953

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.