Moti Për Këtë Javë – Cilat Janë Zonat Ku Temperaturat Do Rriten Deri 27 Gradë  

364 0

Këtë javë stina pranverore do të ndihet më shumë nga ditët që lamë. Kjo pasi temperaturat do të pësojnë një rritje të konsiderueshme pasdreke, ndërsa mëngjeset pritet të jenë të freskëta.

Sinoptikanët tregojnë se si do të jetë moti këtë javë dhe cilat zonat që do pësojnë temperaturat më të larta.

Kryefjala e javës që presim përpara do të jetë moti i kthjellët dhe orët me diell për të cilat të gjithë kemi nevojnë në këto ditë të vështira. Vendi do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata kjo falë depërtimit të një qëndre të presionit të lartë që do të vendoset në europën qëndrore.

E Hëna me vranësira

Përjashtim të lehtë bënë dita e Hënë e cila do të ketë vranësira kalimtare por do të jenë më tepër të përqëndruara në zonën e jugut pasi në atë të qëndrës dhe atë të veriut do të shpërbehen deri në orët e mesditës.

Më pas duke nisur nga dita e Martë deri dhe ditën e Premte (por edhe më tej) moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin.

Rritja e Temperaturave

Për tu theksuar se orët e mëngjesit do të jenë relativisht të freskëta ndërsa ato të mesditës do të pësojnë rritje graduale me vlera që parashikohen të arrijnë deri në 25-27 grade celcius ditën e Premte.

 Sipas parashikimit, referuar Shërbimit Meteorologjik Ushtarak LEzha, ELbasani dhe Berati do të jenë qytetet ku temperaturat do të rriten deri në 27 gradë.

Tirana do të pësojë rritje temperaturash deri në 26 gradë. Ndërsa vendet bregdetare si Saranda, VLora dhe Durrësi do të karakterizohen nga temperaturat 25 gradë, gjithashtu edhe Fieri do të përfshihet nga kjo rritje temperature. Qytetet veriore si Shkodra, Peshkopia, Bajram Curri do të karakterizohen nga temperature më të ulëta që do të variojnë nga 21-23 gradë celcius. /  AgroWeb.org

Parashikimi i Motit sipas Sherbimit Meteorologjik Ushtarak.