Muajt e Bujqësisë – Panariti: Produktet shqiptare konkurojnë në tregjet ndërkombëtare me cilësi

414 0

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, zhvilloi sot “Festivalin e Verës Shqiptare”, aktivitet ky në kuadër të Muajve të Bujqësisë dhe që i dedikohet promovimit të produkteve shqiptare, raporton Agjensia Telegrafike e Lajmeve ATSH.

Në këtë aktivitet, mori pjesë ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, përfaqësues të kompanive të ndryshme të prodhimit të verës, kompanive të tjera shqiiptare, si dhe donatorë e përfaqsues të Trupit Diplomatik në Tiranë.

Ministri Panariti, gjate fjales se tij deklaroi se, “Shqiperia eshte vend qe mund te konkuroje me cilesine e produkteve bujqesore e jo me sasi, pasi me kete te fundit konkurojne ato shtete qe kane siperfaqe shume here me te medha sesa ne”. “Bujqesia shqiptare ka njohur rritje te pamenduar me pare, gjate ketij viti. Kjo, edhe per faktin se produktet shqiptare pelqehen shume, per shkak te cilesise se tyre. Ndaj dhe tregjet e huaja i kerkojne shume. Nje nga keto produkte jane edhe vererat shqiptare, te cilat eksportohen ne shume vende dhe kane nje cilesi mjaft te lsrte”, theksoi ministri Panariti.

Organizimi i ceremonisë përmbyllëse të Festivalit të Verës Shqiptare, u zhvillua ne kuader te Muajve te Bujqësisë dhe tashmë është kthyer në një traditë të promovimit të sektorit të prodhimit të verës. Gjatë ceremonisë u zhvillua edhe ndarja e çmimeve për verën më të mirë për vitin 2016.

Çmimin e parë për verën e bardhë e mori Kantina Bejko, Përmet, me verën Debina, çmimin e dytë kantina “Skenderbeu” me verën “Doruntina” dhe të tretin, kantina “Kallmeti” me verën “Kallmeti”.

Për verërat e kuqe, çmimin e parë e mori kantina “Duka” me veren Cabernet Sauvignon, vendin e dyte kantina Zadrima, Shkoder me veren Kallmet dhe vendin e trete, kantina “Rilindja” Korçe me verën “Cabernet”.

Per verërat e vjetëruara, çmimin e pare e mori kantina Kokomani me veren e kuqe “Shën Mhill”, të dytin kantina Nurellari, Berat dhe te tretin, Kallmeti, Lezhe. Ndersa çmimi special per veren Rose, iu dha kantines “Skenderbeu”.

Krahas ceremonisë së ndarjes së çmimeve, u organizia edhe një ekspozitë e produkteve shqiptare, gatimeve tradicionale shqiptare, ku të ftuarit paten mundësinë e shijimit të produkteve dhe gatimeve cilësore shqiptare, siç është edhe motoja e « Muajve të Bujqësisë Shqiptare 2016”, “PRODHIME ORIGJINALE SHQIPTARE” – Cilësi dhe shije që eksportohen kudo!