Zbuloni Mulliri Gourmet – Shije dhe Aromë e Veçantë në Kryeqytet

731 0

Shijimi është një rrugëtim i vërtetë i cili që në rastin e ushqimit zgjon shqisat, kujtimet, kulturën dhe preferencat personale.

Kjo është e vërtetë sidomos kur bëhet fjalë për pijen më të famshme në botë, kafen.

Kafedashësit e dinë se sa më e freskët dhe e trajtuar mirë të jetë lënda e parë aq më shumë shijohet kafja.

Kështu në emër të shijes, mbushen me aromë të mirë rrugët e Tiranës çdo ditë nga mëngjesi në darkë.

Përgjegjës për këtë delikatesë që të mbërthen shqisat, është padyshim rrjeti i lokaleve të Mullirit të Vjetër.

Një vend që me siguri e njihni dhe e dini se bashkohet më së miri gjithë çfarë shpjeguam më lart.

Nën këtë filozofi kryeqytetit i është shtuar një nga pikat më interesante të shijimit të kafes më të veçantë në botë dhe jo vetëm.

Vendi ku shijohet kafja e vërtetë

Quhet Mulliri Gourmet dhe është po aq i veçantë sa ka dhe emrin.

Jo pa qëllim themi se është një vend i veçantë pasi për herë të parë mund të provoni kafen më të rrallë në botë “Kopi Luwak” e cila njihet për aromën dhe shijen e pangatërrueshme.

I vendosur në zemër të Tiranës  nën një ambient shumë natyral e relaksues, Mulliri Gourmet është një nga përfaqësuesit e punishtes më të vjetër të përpunimit të kafes në vend.

“Mulliri” sepse është pjesë e rrjetit të kompanisë Mulliri i Vjetër dhe “Gourmet” sepse frymëzohet nga ekskluziviteti i produkteve që do të shërbehen në këtë vendndodhje të re.

Gourmet në fakt përfaqëson kafet speciale “Single Origin”, pra ato të një origjine të vetme që vijnë nga vendet ku kafeja është traditë shekullore.

Në të baza do të jetë si gjithnjë kafeja, ku do të gjeni mbi 15 lloje të ndryshme të saj si në lloje ashtu e në përgatitje.

Kafe e ardhur nga vende të ndryshme të botës si Indonezia, Kolumbia, Xhamajka, Brazili, Afrika të cilat njihen për rritjen e kafes së mirë.

E veçanta e çdo pike që mban emrin “Mulliri” është se për çdo kokërr kafeje kujdesen mjeshtrat e punishtes duke filluar nga pjekja, tek bluarja e paketimi.

Duke ruajtur kështu balancën e vërtetë mes shijes dhe cilësisë së kafes që në prekjen e parë.

Lloje të tjera të kafesë që do të mund të shijoni në këtë mjedis janë ato të kafes Kopi Luwak të ardhur nga Indonezia, Jamaica Blue Mountain, Yemen Mocha Matari, Excelso Café de Colombia etj.

Të gjithë të shoqëruara me delikatesa të vogla ëmbëlsie të përgatitura nga pastiçierët e Mullirit Gourmet.

Jo vetëm kafe, shije për të gjithë

Ky mjedis i ri është miqësor me këdo, ndaj ofron një menu të pasur e të mirëmenduar për të kënaqur dhe shijet më ekstreme.

Pastiçeria përveçse ofron një sërë shijesh të ëmbla, ka një gamë të gjerë produktesh me të cilat mund të nisni mëngjesin.

Këtu futen biskotat e buta me fara, bajame, karmale apo çaj matcha i cili vjen nga Azia apo biskotat me fara mikse e susam për më pak kalori.

Dreka mund t’ju gjejë në verandën plot diell të Mulliri Gourmet, duke shijuar një hamburger me ngjyra.

Të kuq, jeshil apo të verdhë si do e dëshironit bukën e hamburgerit tuaj?

Me bazë panxharin e kuq, spinaqin dhe tumerikun përveçse një pjatë e shëndetshme është dhe mjaft e veçantë.

Në orët e pasdites ju këshillojmë të shijoni kombinimet e ndryshme të pijeve në formën e kokteileve.

Kështu për herë të parë mund të provoni kokteilet me bazë kafen, Sub Espresso dhe Drambuie Espresso Martini, të dyja ekskluzivitet i Mulliri Gourmet.

Ku ta gjeni Mulliri Gourmet?

Ky koncept i ri i Mullirit të Vjetër nuk është thjeshtë një lokal, bar e restorant, por një eksperiencë më vete.

I vendosur në hyrje të Ish-Bllokut është ambient i ri që ofron shijet më interesante në kryeqytet.

Ku qëllimi kryesor është jo vetëm shërbimi i llojeve të rralla të kafes, por dhe shndërrimi në një pikënisje për të gjithë ata që duan të përjetojnë kulturën e kafes së vërtetë./AgroWeb.org