COVID-19 – Infeksionet kronike mund të ndihmojnë mutacionet e virusit

256 0

Mutacionet Sars-CoV-2 mund të lindin në rastet e infeksionit kronik, ku trajtimi për një periudhë të zgjatur mund t’i sigurojë virusit me shumë mundësi për të evoluar, sipas një studimi nga Universiteti i Kembrixhit, i botuar në revistën “Nature”.

Duke përdorur një variant sintetik të proteinës Spike të virusit të krijuar në laborator, ekipi tregoi se ndryshimet specifike në kodin e tij gjenetik e bënë virusin dy herë më infektues, sesa varianti më i zakonshëm.

Personi mbi të cilin virusi u shndërrua ishte një 70-vjeçar, i cili më parë ishte diagnostikuar me limfomëa të qelizave B dhe i cili kohët e fundit kishte pasur një trajtim me kimioterapi.

Pra, ai kishte një sistem imunitar të prekur rëndë.

Pas pranimit, pacientit iu dhanë trajtime të shumta, duke përfshirë ilaçin antiviral Remdesivir dhe terapi plazmatike, me antitrupa të nxjerrë nga gjaku i një pacienti, i shëruar me sukses nga COVID-19.

A mund të forcohet sistemi imunitar?

Sipas të dhënave ku bazohet AgroWeb.org, duke qenë se pjesë e këtij sisteim janë shumë qeliza, forcimi është deri diku i pamundur.

Qelizat janë të ndryshme dhe në pjesë të ndryshme të trupit, ato bashkëveprojnë me njëra tjetrën si një rrjet.

Për të forcuar të gjithë sistemin duhet një punë shumë e gjatë dhe një strategji e saktë.

Sipas mjekëve diçka e tillë është ende e pamundur pasi akoma nuk dihen të gjitha mënyrat si reagojnë këto qeliza ndaj faktorëve të jashtëm.

Por atë që mund të bëjmë është të ndihmojmë trupin në prodhimin e qelizave të bardha.

Si mund të ndihmojmë organizmin?

Tri hallkat kryesore janë; regjimi ushqimor, aktiviteti fizik dhe cilësia e gjumit.

AgroWeb.org ju këshillon që të tregoheni të kujdesshëm dhe të konsumoni sa më shumë perime dhe fruta.

Ushqime me vitaminën A, C dhe D si dhe minerale siç është zinku, luajnë një rol të rëndësishëm për sistemin imunitar.

Gjithashtu edhe suplementët dhe vitaminat janë të dobishme në këtë fazë.

Aktiviteti fizik përveç se ju ndihmon për të humbur kilogramët e tepërt, ju bën më të fortë.

Dhe e themi këtë jo vetëm për pamjen e jashtme por edhe për sistemin tuaj imunitar.

Nga ana tjetër gjumi është një pikë kyçe e ditës.

Gjatë orëve që kalojmë në gjumë, trupi rigjeneron veten dhe përgatitet për ditën tjetër.

Sigurisht një këshillë e shtuar nga mjekët është dhe eliminimi i situatave stresuese.

Nëse arrini të reduktoni stresin në jetën tuaj do të shihni që edhe sistemi imunitar do të përfitojë./AgroWeb.org