Ndihmë për Traumën Pas Tërmetit – Kontaktoni Psikologët Sipas Çdo Qarku  

467 0

Ankthi, paniku dhe stresi pas tërmetit janë një gjendje normale që qytetarët shqiptarë po përjetojnë pas tërmetit

Që në orën 08.00 të datës 26.11.2019, pra vetëm pak orë pas tërmetit që tronditi vendin, Urdhri i Psikologut ka nisur menjëherë organizimin e punës në terren fillimisht në Durrës, qytetin më të prekur nga katastrofa. Më pas puna u shtri në Thumanë e qendra të tjera ku u mblodhën të dëmtuarit.

Aktualisht jemi shtrirë në një rreze gjeografike prej 13 qytetesh dhe një mori komunash ku ka patur apo janë vendosur të dëmtuar. Koordinatori i Qarkut Durrës Z. Elton Kuqja ka koordinuar këto ditë mbi 200 psikologë që kanë dhënë ndihmë në terren.

14 psikologë të ndarë në qarqe të ndryshme të vendit

Dr. Valbona Treska, Presidente e Urdhrit, kryeson Shtabin e Emergjencës së UP. Nr. kontakti: 00355684038291

  • Elton Kuqja koordinon zonën e Durrësit. Nr. kontakti: 00355693110878
  • Besmir Frroku koordinon zonat Lezhe, Laç dhe Shëngjin. Nr. kontakti: 00355693930434
  • Besjana Faruku koordinon zonën e Thumanës. Nr. kontakti: 00355699388324
  • Altin Nika koordinon zonën e Shkodrës dhe veriut te vendit. Nr. kontakti: 00355684420000
  • Aleksandra Puci koordinon zonën e Shijakut e Vorës. Nr. kontakti 00355693887566
  • Valentina Telhaj koordinon zonën e Tiranes. Nr. kontakti: 00355697291744
  • Silvana Duka koordinon zonën e Fierit. Nr. kontakti: 00355692436900
  • Andi Petro koordinon zonën e Korçës dhe të Pogradecit. Nr. kontakti: 00355695303133
  • Elona Mustafaraj koordinon zonën e Elbasanit. Nr. kontakti: 00355692453705
  • Donika Maliqi koordinon zonën e Vlorës. Nr. kontakti: 00355693098246
  • Adelina Pjetra koordinon punën me të dëmtuar psikologjikisht nga tërmeti e qe kërkojnë asistence nga psikologu si dhe është facilituese e Shtabit te UP. Nr. kontakti: 00355697482338
  • Ilir Havolli koordinon punën e psikologeve te Shoqatës se Psikologeve te Kosovës (ShoPsiKo) qe i ka ardhur ne ndihme psikologeve te Shqipërisë.
  • Xhensila Lato facilituese e Shtabit te Emergjencës se UP nr. kontakti: 00355697822391

Për çdo nevojë kontaktoni koordinuesin më të afërt te Shtabit ne zonën tuaj.

350 psikologë ndihmojnë vullnetarisht

Psikologet qe janë bashkuar, pjesa me e madhe nga rrethet e vendit, si dhe nga ShoPsiKo (Kosovë) e kane kaluar shifrën prej 350 vullnetaresh.

Mirënjohje secilit prej tyre në këto ditë maratone shërbimesh thuhet një njoftimin e Urdhrit të Psikologut.

Nga e hëna çdo gjë do jetë më qetë dhe më e koordinuar, por mbështetja e këtij ekipi te madh psikologesh që u vet-ofrua dhe vuri ne dispozicion të të dëmtuarve që në momentet e para pas tërmetit, jo vetëm aspektin profesional, por kohen, energjinë fizike, burime financiare, për të mos përmendur se disa prej tyre kanë lënë fëmijët vetëm gjate këtyre ditëve, nuk ka te krahasuar me asnjë shërbim që do të organizohet në vazhdim për të dëmtuarit nga tërmeti./AgroWeb.org