Ndikimi i Aromave të Bimëve në Organizëm

347 0

Zbulimi i aromave të ndryshme dhe kombinimi i tyre sjell shumë kënaqësi për receptorët e nuhatjes, por vlerat shkojnë përtej, duke ndihmuar në trajtimin e pagjumësisë, migrenës apo edhe në largimin e insekteve nga shtëpia.
Më poshtë nga AgroWeb.org do të gjeni listën e vajrave më të mirë esencialë, dhe mënyrat e përdorimit për kujdesin e lëkurës, terapisë së aromave e të tjerë.

Terapia përmes Aromave
1. Ankthi

Vajrat esencialë të livandos, limonit jeshil, ylang ylang, temjanit, trëndafilit e të tjerë ndihmojnë kundër atakut në zemër, ankthit, depresionit dhe kanë efekte qetësuese, duke ndihmuar në kthimin e humorit në të njëjtin kohë.

2. Energjia

Vajrat e agrumeve, kedrit, xhenxhefilit, rozmarinës, kanellës, borzilokut mund të nuhaten ose pihen duke stimuluar gjendrat andrenale, qartësuar mendjen, larguar lodhjen dhe rritur nivelet e energjisë.

3. Sëmundjet respiratore

Vajrat esencialë të limonit, eukaliptit, livandos, mentes dhe kanellës luftojnë bakteret dhe infeksionet. Nëse aroma e tyre çlirohet në shtëpitë tuaja, do të keni një ambient të pastër nga bakteret dhe viruset në ajër.

4. Dhimbja e kokës dhe migrena

Nëse vuani nga dhimbjet e kokës ose migrena, fërkoni pjesët anësore të kokës ose pjesën e pasme të qafës me vaj esencial menteje dhe livandoje. Nëse vuani nga dhimbjet e kokës të shkaktuara nga tensioni i gjakut, bëni banjë me 5-10 pika me vaj livando të tretur në ujë. Dhimbjet e kokës nga sinoziti, nuhasni dhe fërkoni ballin me vaj eukalipti.

5. Përdorni vajrat esencialë në shtëpi

Përzieni tre pika vaj limoni me vaj të pemës së çajit me pak ujë të ngrohtë dhe do të përfitoni një pastrues natyral. Vaji i karafilit me vajin e portokallit është perfekt për largimin e insekteve të dëmshme. Nëse kombinoni vaj eukalipti, vaj ananasi me vaj esencial të barit të bletës dhe vaj esencial limoni, do të përfitoni një lëng fantastik për spërkatjen e zonave të prekura nga mizat dhe insektet./AgroWeb.org