Një element thelbësor në zhvillimin e një biznesi është hapja e tij drejt partneriteteve të reja dhe njohja në tregun vendas e të huaj gjithashtu.

Kjo vlen padyshim edhe për bizneset që operojnë në fushën e bujqësisë.

Loading...

Shqipëria ka të gjitha potencialet për t’u shndërruar në një vend bujqësor të zhvilluar. Një sektor, i cili po merr përherë e më shumë vëmendje të madhe jo vetëm nga autoritetet në Shqipëri por edhe nga institucionet e huaja financiare.

Ndaj dhe, sipërmarrës të agrobiznesit vendas dhe të huaj janë në pritje të ngjarjes më të rëndësishme në rajonin e Ballkanit për sektorin e bujqësisë, panairit të madh “Agro-Tech 2019”.

Në datat 15-16 mars 2019, në Expocity Albania do të zhvillohet për të dytin vit radhazi panairi “Agro-Tech”, i cili do t’u ofrojë përfaqësuesve të Agrobiznesit shqiptar dhe të huaj mundësinë të promovojnë gamën e gjerë të produkteve të tyre ashtu si edhe do t’i japë mundësinë atyre të kapërcejnë kufijtë duke lidhur ura bashkëpunimi me njeri-tjetrin.

Lidhja e partneriteteve mes aktorëve kryesorë të agrobiznesit, shkëmbimi i eksperiencave, bashkëpunimi dhe hapja e tregut do të jetë jo vetëm një mundësi me qëllime fitimprurëse për secilin prej sipërmarrësve por në tërësi do të shënojë një kthesë me ritme të reja në zhvillimin e sektorit të bujqësisë.

Një platformë ndërkombëtare komunikimi midis bizneseve të huaja dhe vendase

Ky panair do të shënojë një nga aktivitetet më të rëndësishme për sektorin e bujqësisë duke synuar të krijojë një platformë ndërkombëtare komunikimi dhe bashkëpunimi, që do t’i ndihmojë dhe afrojë fermerët dhe prodhuesit vendas dhe të huaj të krijojnë pika kontakti direkte.

Kjo do të realizohet përmes takimeve individuale të bizneseve dhe shoqërive të mëdha bujqësore të të gjithë rajonit jo vetem me blerës potencialë por dhe me bashkepunëtorë të mundshëm, institucione etj.

Loading...

Të gjithë kompanitë bujqësore do të kenë mundësi që krahas krijimit të partneriteteve të marrin edhe informacionet më të fundit mbi teknologjinë agrare.

Informimi mbi zgjidhjet më të fundit dhe më të efektshme të teknologjisë, programet e reja financiare për sektorin e bujqësisë, tendencat në tregjet vendase dhe ndërkombëtare si dhe mundësitë e investimit janë tjetër pjesë e rëndësishme e asaj çka do të ofrojë ky panair.

Një fushatë e gjerë komunikimi dhe marketingu dhe pjesëmarrja e mediave të ndryshme në “Agro Tech 2019” do të mundësojë promovimin e këtij eventi në qarqet e agrobizneseve dhe drejt të gjithë të interesuarve për t’u bërë pjesë e tij.

Konferenca “Global G.A.P Stop Tour”

Për herë të parë në Shqipëri, aktorët kryesore të sektorit bujqësor do të kenë mundësinë të njihen nga afër me mënyrat e aplikimit dhe proçedurat që ndiqen për të çertifikuar produktet e tyre nga Sistemi Botëror i Praktikave dhe Standarteve të Agrikulturës, Global G.A.P.

Ditën e dytë të panairit, në datë 16 Mars, Expocity Albania në bashkëpunim me RISI Albania dhe Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural organizon konferencën më të rëndësishme bujqësore “Global G.A.P Stop Tour”.

Çertifikata Global G.A.P rrit reputacionin e produkteve dhe vlerësohet si pasaporta e eksportit të prodhimeve në vendet e Bashkimit Evropian.

Në ditën e parë të punimeve, axhenda nis me hapjen e ceremonisë nga CEO e Expocity Albania, Aida Lutaj dhe Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuci.

Më pas, do të zhvillohen workshope në lidhje me teknologjitë inovative në bujqësi ashtu si edhe produkte të reja të cilat lidhen me kultivimin e mbarë dhe mbrojtjen e prodhimeve bujqësore.

Këto workshope do të japin mundësinë e shkëmbimit të informacionit, parashtrimin e strategjive dhe iniciativave në kuadër të zhvillimit të bujqësisë në vend, do të prezantojë hapësirat më të mira dhe mundësitë për një zhvillim të qëndrueshëm në industrinë e agro-biznesit.

Në ditën e dytë të punimeve, axhenda do të kulmojë me një ngjarje shumë të rëndësishme, mbajtjen e konferencës “Global G.A.P Tour” , ku përfaqësues të lartë të kësaj trupe do të ndajnë për përfaqësuesit e agrobiznesit diskutime mbi rëndësinë e inovacionit dhe përmirësimit të vazhdueshëmtë të gjitha hallkave të sektorit, përshtatjen dhe standardizimin gjithmonë në partneritet me të gjithëfaktorët, për një zgjidhje të përshtatshme për sigurinë e fermave apo prodhimeve bujqësore.

Çfarë do të ofrojë ky panair për ekspozuesit

Në një koncept gjithëpërfshirës, 360 gradë, ky panair do të ketë të pranishëm me produktet përkatëse të gjitha kompanitë që merren me prodhimin e inputeve bujqësore, farave, pesticideve, hortikulturës, luleve, bimëve medicinale; kompani që tregtojnë pajisje, vegla e makineri bujqësore, pajisje dhe teknologji për përpunimin e ushqimit, paketimin, etiketimin si dhe shoqatat bujqësore, institucionet financiare si dhe institucionet qeveritare.

Të gjithë ekspozuesit do të gjejnë një ambjent të mirëorganizuar ku do promovojnë markat dhe produktet/ shërbimet e tyre, duke patur mundësinë të krijojnë partneritete të reja dhe njëkohësisht të marrin informacionet më të fundit mbi teknologjinë agrare.

Pse duhet vizituar ky panair 

Vizitorët do të gjejnë një hapësirë unike me larminë e të gjitha produkteve bujqësore  dhe do të njihen me tendencat e fundit në treg mbi sektorin.

Panairi është një pikëtakimi ideal për t’u vizituar nga fermerë e prodhues bujqësorë, ashtu si edhe blerës potencialë të sektorit, apo autoritetet të zhvillimit të kooperativave bujqësore, kompani eksportuese të makinerive bujqësore, distributorë rajonale të kompanive importuese, shoqatat tregtare të bujqësisë, investitorët e huaj etj. Kjo platformë takimi do t’i hapë rrugë mundësive për partneritete dhe bashkëpunime të rëndësishme për të ardhmen e sipërmarrjeve në fushën e bujqësisë.

Si ekspozuesit edhe vizitorët do gjejnë në panair informacione mbi zgjidhjet më të fundit dhe më të efektshme të teknologjisë, programet e reja financiare për sektorin e bujqësisë, tendencat në tregjet vendase dhe ndërkombëtare si dhe mundësitë e investimit etj

Për informacione të mëtejshme rreth pjesëmarrjes apo vizitës në këtë panair të veçantë të agrobiznesit dhe agroteknikës, mund të kontaktoni: marketing@expocity.al

Loading...