Ngjyruesit E Përdorur Në Ushqime Dëmtojnë Shëndetin – Çfarë Duhet Të Dini

1.7k 0

Ngjyruesit artificialë në ushqime dihet që nuk janë të mirë për shëndetin. Veçanërisht kur bëhet fjalë për shëndetin e fëmijëve.

Fëmijëve është e vështirë tu thuash ‘jo’, sidomos në kohët e sotme kur kufiri mes tekës dhe nevojës është tkurrur ndjeshëm.

Në çdo festë ditëlindjeje vëren tavolina të mbushura plot e për plot me ëmbëlsira e pije shumëngjyrëshe të cilat kënaqin sytë por edhe faqen e prindit në Facebook.

Problemi qëndron pikërisht tek kjo larmi ngjyrash që janë tmerrësisht më të dëmshëm se rrjetet sociale.

Sipas studimeve, të cilave i referohet AgroWeb.org, ngjyruesit e ushqimeve dhe pijeve janë tepër të dëmshëm për organizmin në zhvillim të fëmijëve.

Këto ngjyrues kanë lidhje të pamohueshme me shfaqjen e shumë problemeve shëndetësore për të vegjlit.

Ato mund të shkaktojnë probleme me vëmendjen e tyre dhe kujtesën.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për mënyrat më të mira se si të shmangni ngjyruesit e ushqimeve dhe si t’i mbani fëmijët tuaj larg tyre.

Në shumë vende perëndimore, industria ushqimore përdor 9 ngjyrues artificialë për ushqimet.

Këtu përfshihen ngjyruesit: Blu 1, Blu 2, Jeshile 3, e Verdhë 5, e Verdhë 6, e Kuqe 3, e Kuqe 40, e Kuqe Citrus 2 dhe Portokalli B.

Që nga viti 1950 deri në 2012, përdorimi i këtyre ngjyruesve artificial pësoi një rritje drastike prej 500 përqind.

Këto ngjyrues u përdorën kryesisht në ëmbëlsira të gatshme për fëmijë, të cilët vuajnë edhe pasojat më të rrezikshme.

Për të kuptuar dëmin që shkaktojnë këto ngjyrues mjafton të përmendim ndikimin e ngjyruesit Blu 1.

Ky ngjyrues mundet të kapërcejë kufirin mbrojtës mes trurit dhe gjakut.

Bëhet fjalë për një mekanizëm mbrojtës në trup që e mbron trurin nga kimikatet e dëmshme.

Nëse kimikatet futen në tru, shkaktojnë inflamacion dhe dëmtojnë qelizat.

Krimi Shumëngjyrësh Ndaj Shëndetit Të Fëmijëve

Një studim i publikuar  zbuloi se ngjyruesit artificialë i bën fëmijët më hiperaktivë se zakonisht.

Ky çrregullim prek në botë 6.4 milionë fëmijë të moshës nga 4 deri në 17 vjeç.

Nga viti 2003 deri në vitin 2011, nivelet e këtij çrregullimi u rritën me 42 përqind.

Ky çrregullim manifestohet tek fëmijët duke shkaktuar vështirësi dhe humbje të përqendrimit, vëmendjes dhe organizimit.

Në të njëjtën kohë, ky çrregullim shoqërohet me sjellje të tjera.

Fëmijët kanë vështirësi në të mësuar, nuk janë miqësorë me të tjerët dhe bëhen abuzues.

Shkaqet e shfaqjes së këtij çrregullimi janë të shumta dhe ngjyruesit janë vetëm një prej tyre.

Ekspertët akuzojnë ligjvënësit për dështim total në detyrën e tyre të mbrojtjes së njerëzve dhe veçanërisht kategorisë më të brishtë, fëmijëve./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.