Një Filxhan Çaj Dashurie Për Të Ëmbëlsuar Shpirtin dhe Zemrën

822 0

Shije xhinxheri dhe aromë karafilash e kanelle. Një çaj fantastik që të përfshin tërësisht me ndijesinë e lumturisë dhe pozitivitetit duke çliruar energji të mira dhe qetësuar trupin, mendjen dhe shpirtin.

Për të ngrohur e ëmbëlsuar shpirtin dhe mendjen para gjumit, asgjë nuk mund ta zëvendësojë një filxhan të ngrohtë me çaj.

Mjaftojnë pak përbërës, të cilët me siguri i keni të gjithë në shtëpi për të përgatitur një çaj fantastik.

Një pije e shijshme, me një aromë të mrekullueshme, e mbi të gjitha të pasur me vlera shëndetësore.

Jo më kot cilësohet si çaji i dashurisë dhe gjumit të ëmbël.

Një filxhan çaji me këto përbërës fantastik, kombinuar me vlerat e jashtëzakonshme të xhenxhefilit dhe shijes së tij sa pikante aq edhe mahnitëse.

Bashkë me aromën elektrizuese të kanellës e karafilit, ëmbëlsuar me mjaltë, ky çaj shlodh tërësisht organizmin duke çliruar lodhjen e stresin e një dite të ngarkuar dhe duke sjellë mendimet e mira dhe ndijesinë e dashurisë.

Ky çaj përmban nivele të larta të vitaminës C, magnezit dhe mineraleve të tjera me plot vlera jetike për shëndetin.

Një kupë nga ky çaj para gjumit është mënyra më ideale për të relaksuar tërësisht trupin. E gjithashtu për t’u ngrohur, sidomos tani kur temperaturat sa vijnë e ulen duke kaluar edhe nën zero.

E ndërsa gjatë natës do të flini të qetë dhe do të bëni një gjumë të mirë, ky çaj do të ndihmojë përmirësimin e performances së stomakut në tretje.

Gjithashtu, ky çaj kuron problemet e ndryshme në sistemin e frymëmarrjes duke nisur nga ftohja deri te alergjitë e ndryshme.

Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe qetëson muskujt. Falë antioksidantëve, forcon sistemin imunitar dhe ndihmon në çlirimin e stresit dhe qetësimin e sistemit nervor duke ofruar qetësi dhe mirëqenie shpirtërore.

AgroWeb.org u sugjeron më poshtë përgatitjen e këtij çaji krejt lehtë në shtëpi.

Si Ta Përgatisni Krejt Lehtë Në Shtëpi

Përbërësit

2 cm xhenxhefil i prerë në feta të holla ose i grirë

Një filxhan çaji me ujë të ngrohtë

Dy tre karafila

Një lugë e vogël me kanellë

Mjaltë

Përgatitja

Zjeni ujin bashkë me fetat e xhenxhefilit.

Për të përgatitur çajin e xhenxhefilit duhen të zieni në 250 mililitra ujë, 2 cm xhenxhefil të prerë në feta ose i grirë.

Gjatë zjerjes shtojini kanellën dhe karafilat.

Në fund hidheni në filxhan dhe ëmbëlsojeni sipas preferencës me mjaltë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.