Ujë Me Mente, Pija Më Natyrale Energjike

1.5k 0

Uji me mente është një nga pijet më popullore të ditëve të sotme.

Uji me mente përgatitet shumë lehtë duke e zier disa gjethe menteje të freskëta në ujë të ngrohtë.

Mentja përcjell një ndjesi freskuese, por vlerat e saj shkojnë përtej kësaj ndjesie.

Mentja ka shumë përfitime mjekësore dhe rekomandohet kundër të përzierave, lodhjes, dhimbjeve të kokës, azmës dhe problemeve me lëkurën.

Është e pranuar shkencërisht që gjethet e mentes përdoren me efikasitet kundër depresionit dhe humbjes së kujtesës.

Uji me mente, tingëllon një pije shumë e thjeshtë por përfitimet janë të paimagjinueshme.

Qetëson stomakun dhe përmirëson tretjen

Uji me mente ka efekt qetësues për stomakun e prekur nga inflamacioni, dhimbjet e konstipacionit apo tretjes problematike.

Uji me mente përmirëson tretjen falë aromës, vajrave esencialë dhe substancave të tjera mirëbërëse.

Ato aktivizojnë gjendrat e sekretimit në gojë dhe stimulojnë sekretimin e enzimave tretëse.

Rënia në peshë

Të gjithë çajrat bimorë kanë ndikim kundër mbipeshës.

Gjethet e mentes përmbajnë fibër dietike që rrit ndjesinë e ngopjes.

Vajrat esencialë përmirësojnë sistemin tretës dhe sa më pak probleme të tilla, aq më të suksesshme përpjekjet tuaja për të rënë në peshë.

Kundër të ftohurës

Mentoli ka aftësi zhbllokuese sidomos për rrugët e frymëmarrjes, të cilat janë të parat që preken kur goditemi nga e ftohura ose gripi.

Uji me mente qetëson fytin dhe i zbut simptomat e të ftohurës.

Shëndeti dentar

Vajrat esencialë tek mentja luftojnë mikrobet.

Kjo është arsyeja që mentja është përbërësi kryesor në shumë solucione për shpëlarjen e gojës.

E mira e të shpëlarjes së gojës me ujë me mente, është se ajo nuk përcjell thatësi siç ndodh në rastin e solucioneve të tjerë.

Vitamina dhe minerale

Uji me mente është i pasur me vetëm 2 kalori por shumë fibër, proteinë, kalium, magnez, kalçium, fosfor, hekur, vitaminë C dhe A.

Kundër lodhjes mendore dhe fizike

Lodhja fizike dhe mendore është kthyer në një pjesë të pandashme të përditshmërisë sonë.

Lodhja mendore mund të shkaktojë ankth dhe depresion, ndaj përdorni gjithnjë ujë me mente pas një dite të lodhshme pune.

Kujtesë të fortë

Pirja e ujit me mente na bën më të zgjuar.

Kjo vjen falë mentolit që stimulon trurin. Disa studime kanë zbuluar se njerëzit që konsumojnë rregullisht çamçakëz, përbërësi kryesor i të cilit është mentja, kanë kujtesë më të fortë.

Kundër alergjive

Mentja ka efekt qetësues ndaj rrugëve të frymëmarrjes.

Ajo rekomandohet kundër simptomave të alergjisë, inflamacionit dhe irritimeve.

Më shumë energji

Uji me mente ofron shumë energji dhe mbi të gjitha është një pije natyrale.

Kjo pije freskon trurin dhe ju bën të ndiheni mirë.

Ajo është një pije e shëndetshme, kushton pak dhe përgatitet shumë lehtë.

Kujdes

Ju nuk duhet të konsumoni doza të mëdha të kësaj pije sepse vaji i mentolit nga gjethet e mentes mund të jenë helmuese./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.