Panairi Eima South East Europe|Tiranë 14-17 Maj 2015

360 0

Edicioni i dytë i Eima South East Europe, Panairit Ndërkombëtar të Evropës Juglindore për Mekanikën Bujqësore, Linjat e Agropërpunimit dhe produktet e tyre për eksport do të mbahet në datat 14 deri në 17 Maj 2015, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë. Ky panair organizohet nga Feder Unacoma, Enti Kombëtar Rural dhe Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar (KASH), nën kujdesin e Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave (MBZHRAU). Pjesë e programit të këtij panairi do të jetë dhe konferenca shkencore mbi rolin e shoqërisë civile për zhvillimin e zonave rurale.