Parashikimi i Motit në Vend – Ja ku Specialistët Presin edhe Borë këtë Fundjavë

472 0

Ky tetor po tregon se është një suprizë e vërtetë.

Deri në ditën e sotme, ditët e ngrohta me diell dhe temperaturat me vlera të larta u cilësuan si pranvera e dytë e këtij viti.

Por për shumë pak ditë gjithçka ndryshon.

“Në datat 22-23 tetor, në zonat Lindore shfaqet mundësia për reshje dëbore.

E diela vonë sjell shira të cilët vijojnë më tepër të hënën; në lartësi të mëdha si psh Korça ka mundësi për dëborë” paralajmëroi mbrëmjen e djeshme Shërbimi Meteorologjik Meteoalb.

Sipas Meteoalb, të dhënave të të cilit i referohet AgroWeb.org kushtet aktuale atmosferike do të vijojnë të tilla deri ditën e premte të kësaj jave.

Ndërkohë, gjatë ditës së shtunë nis rënia e temperaturave dhe reshjet e para të shiut.

Ndërsa mbrëmjen e së dielës dhe gjatë ditës së hënë pritet të nisin parakohe reshjet e shiut ashtu si edhe reshjet e para të dëborës, në zonat lindore të vendit.

“Moti mbetet me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare deri të shtunën kur pritet shtim i vranësirave në territor.

Vranësirat do të fuqizohen gjatë së dielës dhe kryesisht të hënën kur priten shira në të gjithë vendin” thuhet në njoftimin e Meteoalb.

Kur Nis Rënia e Temperaturave

Shërbimi Meteorlogjik Meteoalb lajmëron se gjatë ditës së dielë temperaturat do të pësojnë një rënie të menjëhershme prej më shumë se 10 gradë celcius.

“Temperaturat e ajrit vijojnë pa luhatje të ndjeshme gjatë gjithë javës; ku minimumet variojnë nga 6°C mëngjeset në zonat malore deri 14 – 16°C në zonat e ultësirës ndërsa vlerat e mesditës, do të variojnë nga 20°C në Juglindje deri në 27 – 28°C vlerat maksimale në Jugperëndim të vendit.

Mesdita e së dielës sjell një rënie të theksuar të vlerave termike; kryesisht gjatë mesditës duke ulur maksimumet në vlerat 15 – 18°C në zonat malore dhe deri 23°C në zonat e ultësirës (vlera tipike të stinës së vjeshtës)” thuhet në njoftimin e Meteoalb.

Ndërkohë reshjet e dëborës paralajmërohet se do të nisin në zonat me lartësi të mëdha./AgroWeb.org