Patatja e Kuqe – E Fuqishme në Vlera në Fushat e Divjakës

4.6k 2

Të mençur, punëtor e të zotë, fermerët e Divjakës po kapërcejnë traditën e kultivimit të prodhimeve tipike bujqësore shqiptare duke e zgjeruar atë me produkte të tjera risi, të njohura për konsumatorët shqiptarë nga tregjet e huaja ose prodhimet e importit.

Patatja e kuqe kushton më shumë se patatja normale dhe vlerat ushqyese të saj janë më të mëdha. Ndaj dhe ky fakt përbën një shtysë të madhe për fermerët shqiptarë.

Aktualisht, ky varietet i veçantë për prodhimet shqiptare po kultivohet në Divjakë.

Një shembull suksesi në këtë drejtim është rasti i fermerit Ristan Janko, i cili është edhe prodhuesi më i madh i patates së kuqe në Divjakë.

Nisma e tij e suksesshme erdhi si përgjigje e kërkesës së tregut për prodhimet e reja bujqësore.

Në Shqipëri, konsumi i patates së kuqe si dhe varieteve të tjera të saj, siç është ajo e ëmbël janë në rritje dhe nënat e reja, i fusin këto varitete në dietën e fëmijëve të tyre që kur ata janë në moshën 1 vjeç.

Ndaj dhe ky fakt mund të përbëjë një shtysë të madhe për fermerët shqiptarë. Aktualisht, ky varietet i veçantë për prodhimet shqiptare po kultivohet në Divjakë.

Vlerat e Patates së Kuqe

Patatet e kuqe janë një burim i fuqishëm i hekurit dhe vitamisë C. Duke marrë mjaftueshëm hekur përmes dietës ushqimore ditore qelizat e kuqe të gjakut fitojnë gjallëri në mirëfunksonimin e tyre.

Hekuri gjithashtu ndihmon organizmin të marrë më shumë energji. Vitamina C ndihmon organizmin që të përthithë hekurin  si dhe ndihmon indet që të rrisin nivelin e prodhimit të kolagjenit.

Patatet e kuqe përmbajnë gjithashtu minerale esenciale ndërsa kanë sasi domethënëse zinku. Ai luan një rol të rëndësishëm në forcimin e sistemit imunitar, sistemin nervor dhe shërimin e plagëve gjithashtu.

Kaliumi dhe fibrat tek patatet e kuqe kanë përfitime të mëdha shëndetësore për shëndetin kardiovaskular.

Kaliumi ndihmon në rregullimin e nivelit të presionit të gjakut dhe një dietë me nivel të ulë kaliumi nxit problemet e presonit të lartë të gjakut, një faktor risku për sëmundjet e zemrës.

Gjithashtu kaliumi tek patatet e kuqe ndihmon në forcimin e muskujve, përfshirë këtu indet muskulare të zemrës dhe enëve të gjakut.

Këshilla Gatimi

Ziejini, piqini ose përgatitini në avull patatet e kuqe për të përfituar prej tyre vlerat më optimale shëndetësore.

Të tjera metoda gatimi, si skuqja kërkojnë përdorimin e vajit të ullirit për një pjatë të shëndetshme.

Kur i përgatisni në avull, lërini derisa të zbuten tërësisht dhe më pas shtypini me gjithë lëkurë – lëkura e kuqe e këtyre patateve ka të tjera vlera të shtuara ushqyese.

Mund t’i përdorni gjithashtu në supa apo gjellë të ndryshme për një shije superiore dhe vlera gjithashtu./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.