Përfito Financim nga Skemat Mbështetëse

311 0

 

 

 

Nëse ke një agrobiznes dhe kërkon të zgjerosh aktivitetin tënd, nëse je nje fermer dhe kërkon të investosh , nëse je një i ri që bujqësinë e ke pasion, atëherë duhet të dish se:

Mund të aplikosh për grant deri në 50% të vlerës së investimit tënd dhe për informim të detajuar duhet të interesohesh pranë zyrave e bujqësisë së Qarkut ose Rrethit përkatës ose pranë Zyrave të konsulencës që ofrojnë mbështetje për aplikimet për grante e kredi.

Së pari aplikimet do të hapen për të gjithë ata që duan të investojnë në serra. Më pas do të hapen edhe aplikimet për sektorë të tjerë investimi dhe AgroWeb do t’ju informojë përgjatë të gjithë fazave në vijim.

Serrat që përfitojnë financim duhet të kenë një sipërfaqe nga 0.5 deri në 2 ha. Sigurisht këtu llogaritet sipërfaqja e serrës dhe jo e tokës bujqësore, që zakonisht është më e madhe. Përfitoni grant në masën 50% të vlerës së investimit.

Ju duhet një Plan i mirë biznesi. Nëse nuk mund ta bëni vetë, ekzistojnë zyra konsulence apo projekte që ju ndihmojnë për të hartuar një Plan Profesional.

Kualifikimi behët në bazë të shumatorës së pikëve, ku llogaritet sipërfaqja, tipi i serrës, Plani i Biznesit, eksperienca, statusi individ apo shoqëri bujqësore, mosha dhe gjinia. Duhet të fitosh mbi 60 pikë në total për t’u kualifikuar. Për aplikantët që kanë numër të njëjtë pikësh, renditet i pari ai që aplikon i pari./AgroWeb.org/