Përmbajtje Toksike tek Ranitidina, AKBPK: Pacientët të Tregojnë Kujdes

645 0

Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore këshillon pacientët shqiptarë dhe profesionistët e shëndetit të tregojnë kujdes me medikamentin Ranitidinë që përdoret kundër ulçerës në stomak dhe urthit, pas zbulimit të disa papastërtive kancerogjene në përmbajtjen e tij.

Njoftimi i publikuar në faqen e Agjensisë vjen pas alarmit  në faqen zyrtare të Administratës Amerikane për Barna dhe Ushqime (FDA-Food and Drug Administration) si dhe të Agjencisë Evropianë të Barnave (EMA- European Medicines Agency.)

Sipas të dhënave, në barnat me lëndë aktive Ranitidinë, ku përfshihet edhe ilaçi Zantak, janë gjetur papastërti kancerogjene të dëmshme për shëndetin.

Ekspozimi afatgjatë nga këtyre papastërive besohet të rrisë rrezikun e kancerit në organizëm.

Çfarë Është Ranitidina?

Ranitidina është një ilaç që përdoret rëndom nga pacientët shqiptarë të prekur nga ulçera dhe problemet me stomakun.

Ajo i përket grupit të medikamenteve që quhen antagoniste të receptoreve histaminike H2. Kjo barnë frenon sekretimin e acidit gastrik nga qelizat e membranës mukoze të stomakut.

Ky ilaç është ndër më të vjetrit e kësaj kategorie në treg. Ajo gjendet në formën e tabletave dhe injeksioneve dhe norma

Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore thotë se për momentin disa prej firmave prodhuese dhe shpërndarëse të këtij ilaçi e kanë tërhequr atë vullnetarisht nga tregu.

Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore  ka dhënë këshillat e mëposhtme për përdoruesit e këtij medikamenti.

Nëse pacientët marrin “Ranitidinë” si bar pa recetë, pra me vetëmjekim, mund të zgjedhin një bar tjetër që jepet pa recetë dhe që përdoret për shqetësimin shëndetësor që ata kanë.

Nëse ata e marrin “Ranitidinë” me recetë, dhe duan ta ndërpresin marrjen e saj, duhet të flasin me mjekun personal në mënyrë që ai t’iu përshkruajë një mjekim tjetër opsional.

Efektet Anësore Të Ratidinës

Disa prej efekteve më të zakonshme të Ratidinës janë: dhimbjet e kokës, konstipacioni dhe diarea.

Ekspertët këshillojnë që nëse keni: mjegullim të shikimit, gjakderdhje, plogështi, dhimbje stomaku, e rrahje problematike të zemrës të kontaktojnë menjëherë me mjekun./AgroWeb.org