Për Sa Muaj Duhet Të Sigurohen Rezervat Ushqimore

398 0

Qeveria ka marrë krahas shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore edhe disa masa të tjera shtesë që i detyrojnë bizneset që tregtojnë produkte ushqimore dhe barna, me shumicë, të mbajnë rezerva për tre muaj.

Përndryshe do të marin gjoba prej 5 milionë lekësh dhe do të përjashtohen nga tenderat për 3 vjet.

Përballimi i Situatës nga Covid 19

Vendimi parashikon që të gjitha subjektet që tregtojnë produkte ushqimore dhe produkte të tjera, me shumicë, të domosdoshme për përballimin e situatës së epidemisë, janë të detyruar të marrin masa për mbajtjen e rezervave që tregtojnë për një periudhë 3-mujore ose në përputhje me jetëgjatësinë e produktit, me qëllim përballimin e situatës së shkaktuar nga infeksioni COVID-19.

Mallrat e blerë, me qëllim përballimin e situatës, në rast kur me përfundimin e situatës së epidemisë nuk janë shitur në tregun e lirë, me kërkesë të subjektit, mund t’i shiten Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit, sipas faturës me të cilën këto mallra janë blerë.

Rregullat dhe procedurat për blerjen e këtyre mallrave nga Drejtoria e Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Barnat dhe pajisjet mjekësore

Vendimi përcakton edhe që të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë barna/pajisje mjekësore, subjekte që prodhojnë barna dhe pajisje mjekësore dhe subjektet që ofrojnë shërbime shëndetësore, të jenë në gadishmëri.

Ata duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar furnizime me barn dhe pajisje mjekësore dhe për të ofruar shërbime shëndetësore të nevojshme, në kuadër të përballimit të situatës së emergjencës së shkaktuar nga COVID-19.

Mosmarrja e masave, dënohet me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë dhe me përjashtimin nga procedurat e prokurimit publik për një periudhë 3-vjeçare nga Agjencia e Prokurimit Publik.”

Vendimi i fundit, përveç gjobave prej 10 mijë lekë për individët që thyejnë rregullin dhe dalin jashtë, në oraret e ndaluara, saksionon dhe  mospërfitimin nga paketa financiare e solidaritetit dhe bllokim 3 (tre) muaj të automjetit privat, nëse e disponon një të tillë.” Një masë e tillë ishte paralajmeruar dhe me herët nga kryeministri Rama.