Përpunimi i qumështit dhe nënprodukteve në përputhje me standardet e cilësisë

395 0

Bizneset potenciale që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Lezhë që aktualisht punësojnë por edhe që parashikojnë të punësojnë të rinj nga mosha 16 deri 29 vjeç janë ftuar të marrin pjesë në trajnimin “Përpunimi i qumështit dhe prodhimi i bulmetrave në përputhje me standardet e cilësisë në të gjithë zinxhirin e prodhimit”, i cili do të mbahet nga expertja kombëtare në fushën e teknologjisë bujqësore Znj. Merita Nenaj.

Pjesëmarrës në këtë trajnim janë të rinjtë që do të punësohen në bizneset e zonës, përfaqësues të kooperativës, drejtorisë së bujqësisë Lezhë, përfaqësues të ProCredit bank si dhe veterineri i zonës. Gjithashtu, përfaqësues të zyrës së punës Lezhë së bashku me të rinj të regjisturar si të papunë por që kanë aftësi në fushën e bujqësise do të jenë pjesmarrës për të përfituar nga seminari.

Gjatë këtij trajnimi do të trajtohen temat mbi cilësinë e produktit final, prodhimi i qumështit në mënyrë të shëndetshme e cilësore, burimet e kontaminimit mikrobik, higjena personale, legjislacioni dhe proçedura, standartet e operimit dhe të sanitimit, synime dhe sfida.

Takimi do të zhvillohet të mërkurën, në datën 19 Nëntor ora 10:00 pranë shkollës së mesme profesionale “Gjon Fausti” në Krajan, Lezhë organizuar nga CBS Creative Business Solutions financuar nga Assist Impact në partneritet me USAID.