Proçesi teknologjik i djathit dhe bazat e standardeve për Çertifikimin ISO 22000

607 0

Në datat 27 dhe 28 janar, CBS në partneritet me Assist Impact dhe USAID organizon trajnimet me temë ‘Proçesi teknologjik për djathin feta’ dhe ‘Baza e standarteve për certifikimin ISO 22000’, të mbajtura nga eskpertja kombëtare e fushës, Znj. Merita Nenaj. Ditën e martë, datë 27 Janar ora 10:00, trajnimet do të zhvillohen në ambjentet e fabrikës AlbaEl ndërsa në ditën e dytë të mërkurën, datë 28 Janar në orën 09:00, pranë biznesit SHAKA shpk në Korçë.

Këto do të jenë trajnime të veçanta në tipologjinë e zhvillimit pasi, seminaret do të zhvillohen në ambjentet e kompanive. Takimet do të mbahen në dy sesione. Në ditën e parë do të zhvillohet trajnim praktik në ambjentet e fabrikës AlbaEl ku do të trajnohen të rinjte mbi etapat e ‘Proçeseve teknologjike të përgatitjes së djathit feta’, si dhe shpjegim teknik mbi ‘Bazat e standarteve për certifikimin ISO 22000’. Sesioni i dytë i trajnimit do të jetë teknik dhe do të zhvillohet në ambjentet e SHAKA shpk. Trajnimi do të fokusohet mbi ‘Bazat e standarteve për certifikimin ISO 22000 dhe trajtimin e mbetjeve’.

Projekti synon rritjen e punësimit të të rinjve nga mosha 16 deri 29 vjeç, nëpërmjet trajnimit professional teknik dhe praktik në fushën e bujqësisë në 4 nën sektorë të saj: Dhoma Frigoriferike, Përpunimi i Qumështit, Fruta dhe Perime & Erëza dhe Sera. Këto trajnime do të jenë teknike dhe praktike ku do të trajnohen një grup të rinjsh që kompanitë parashikojnë të punësojnë dhe do të mbahet nga experti kombëtar i fushës Znj. Merita Nenaj. Trajnimeet do të përmblidhen në një udhëzues të përgatitur i cili do të jetë pjesë e materialeve që do i jepen pjesmarrësve.