Prodhimi i Begatë i Ullinjve të Vlorës Këtë Vit
nga AgroWeb më 23 Nëntor 2020
Prodhimet organike bujqësore kryesojnë kërkesën e konsumatorëve në tregun vendas, por më së shumti atë të huaj.
Për të rritur të ardhurat e tyre familjare, fermerët dhe agrobiznesi të mbështetur edhe nga politikat financiare dhe fiskale, po orientohen gjithnjë e më shumë drejt prodhimit të produkteve “bio”.
Një nga drejtimet kryesore që po ngjall interes të veçantë për fermerët është krijimi i fermave organike me ullishta.
Sipas statistikave nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ullishtat zënë rreth 15% të mbi 100 fermave organike bujqësore që janë në vendin tonë.
Vitet e fundit qeveria ka adresur mbështetje të veçantë për zhvillimin e ullirit, që synon shtimin e sipërfaqes së përgjithshme me ullinj dhe rritjen e prodhimit të vajit “Made in Albania”, që është mjat i kërkuar në tregjet e huaja.
Sipërfaqja e ullishtave në vendin tonë shënon rreth 50 mijë hektarë gjithsej, ndërsa numri i pemëve të ullirit arrin në mbi 9 milionë rrënjë dhe numri i linjave bashkëkohore të përpunimit të ullirit për vaj shkon në mbi 170 fabrika.
Statistikat tregojnë se në vitin 2019 prodhimi i ullirit shënoi sasinë e 98 313 tonëve dhe prodhimi i vajit të ullirit arriti në 20 038 tonë. Eksportet e vajit të ullirit u rritën ndjeshëm vitin e kaluar në 174 tonë, kundrejt vitit 2010 kur ky tregues shënonte 15 tonë eksporte. Foto: Flickr
Vaji i ullirit apo”nektari i perëndisë”është i bollshëm sivjet pasi dhe vetë ulliri është i mbarë për këtë vit në zonën e Vlorës e cila është e njohur për kultivimin e ullirit.
Kodrat që rrethojnë qytetin e Vlorës , por dhe fshatrat kane 90% te tokave të mbjella me ullinj mijëra vjeçar, apo dhe të rinj.Fermerët që ullirin e çojnë për të bërë vaj shprehen një pemë u ka dhënë sivjet mbi 70-100 kg ullinj.
Pas fazës së mbledhjes së ullinjve, pastrimi me uje /procesi i dekantimit /centrifugimit dhe filtrimit, vaji përftohet nga shtypja në temperatura të ulëta 22-24 gradë.
Sipas ullishtarëve llojet e ullirit “ frantoi dhe kalinjot” i cili është ulli autokton i zonës të bregdetit ka qenë në një prodhim mbi mesatar kaluar me atë të vitit të kaluar.
Kjo u jep mundësinë ullishtarëve që të kenë vaj jo vetëm për tryezat e tyre por ka nga ata që dhe e tregtojnë dhe sigurojnë të ardhura prej tregtimit të saj./Top Channel