Prodhimi i Duhanit në Vend Rritet në 28 Tonë

715 0

Të ardhurat nga akciza gjatë periudhës janar-shtator janë realizuar në masën 32.1 miliardë lekë, 2.7 miliardë lekë ose 7.9% më pak se e njëjta periudhë e vitit 2019, si dhe realizim 100% e planit të akcizës për këtë 9-mujor.

Sipas raportit të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, mbi treguesit fiskal, ndikim të rëndësishëm në të ardhurat nga akciza ka pasur produkti i duhanit në import, me një rritje 12 tonë (19.7%) me një efekt prej 46 milionë lekësh më shumë se 9-mujori i vitit të kaluar.

Produktet e akcizës që kishin ndikim negativ janë karburantet e prodhuara në vend, me një rënie prej 59 mijë tonë (-70%) krahasuar me një vit më parë, duke sjellë një efekt negativ në akcizë me -2.4 miliardë lekë.

Deklarimi i prodhimit të duhanit vendas u rrit nga 21 në 28 tonë (+33.3%) gjatë vitit 2020./ATSH