Produktet Që Garantojnë Shëndetin e Trurit

494 0

Ajo çfarë hamë ka një ndikim të drejtpërdrejtë në trurin tonë. Është e qartë, e megjithatë ekspertët kanë zbuluar fakte shkencore shumë interesante që hedhin dritë mbi ndikimin e ushqimit në trurin tonë. Lexoni më poshtë këto fakte mjaft domethënëse, që AgroWeb ka përgatitur për ju, të cilat do t’ju vlejnë tepër në eksperiencat tuaja ushqimore të ardhshme.

Truri është kryesisht yndyrë dhe rrjedhimisht ka nevojë për yndyrnat nga ushqimet për të mbijetuar.

Nëse do të hiqnim të gjitha lëngjet nga truri, shumica e peshës së tij do të varej nga lipidet ose yndyra. Pjesa tjetër e lëndës përbëhet nga glukoza, mikroushqyes, amino acide dhe proteina, të cilat marrin energji dhe rinovohen nga ushqimi që ne hamë.

Në mënyrë që të mbani trurin tuaj të shëndetshëm, mos u kurseni në ushqime si arrorët, farat dhe peshku. Acidet yndyrore gjenden tek ushqimet e lartpërmendura dhe ndihmojnë në krijimin dhe mirëmbajtjen e qelizave të reja të membranës së trurit.

Ushqimi dhe gjumi

Nëse pas konsumimit të ushqimit në darkë je energjik ose pas ngrënies së drekës je i përgjumur, kjo do të thotë që truri juaj nuk është aspak i kënaqur me atë që ke ngrënë. Ushqimet e rënda dhe plot yndyrë para gjumit të mbajnë zgjuar sepse trupi ka nevojë për shumë kohë për ta tretur atë.

Kafeina në pijet e gazuara, së bashku me çokollatën gjithashtu do të të mbajnë zgjuar duke e vënë trurin në punë në teori dhe praktikë, pa e lënë të pushojë.

Yndyrnat në ushqimet e përpunuara janë të dëmshme për trurin

Yndyrnat e quajtura trans që gjenden kryesisht në ushqimet e skuqura dhe ato të përpunuara, ndjeshëm do të kompromentojnë shëndetin e trurit, nëse e teproni sigurisht. Studimet kanë treguar që yndyrnat e dëmshme përkeqësojnë kujtesën.

Sipas studimeve ata që konsumojnë shumë ushqime të tilla kanë tru më të vogël. Kufizoni dozat e këtyre ushqimeve dhe do ta bëni trurin të lumtur dhe belin si të ëndrrave.

Ushqimi ndikon në ndjenjat tuaja

Studimet kanë zbuluar një lidhje mes humorit të mirë dhe ushqimeve të pasura me acide yndyrore Omega 3, magnez, triptofan, folan dhe vitamina të tjera të kompleksit B.

Ngrënia e frutave, perimeve, ushqimeve të pasura me Omega 3, proteinave dhe karbohidrateve komplekse, por edhe pirja e mjaftueshme e ujit do të bëjnë një ndryshim pozitiv në humor dhe mirëqenien e përgjithshme.

Nëse dëshironi të shmangni luhatjet e humorit dhe të përqendrimit, hiqni dorë nga karbohidratet glicemike siç janë buka e bardhë dhe ëmbëlsirat, të cilat ngrejnë rrufeshëm nivelet e sheqerit në gjak dhe në tru. Karbohidratet komplekse siç janë bishtajat dhe drithërat rrisin nivelin e sheqerit në gjak në një mënyrë më të ngadaltë, duke ndihmuar trurin tuaj të jetë më i përqendruar dhe më në formë./AgroWeb.org