Profesioni më i Paguar në Treg – Zbuloni Akademinë Shqiptare me Standarde Evropiane

812 0

Profesioni i kuzhinierit ngjan ndonjëherë me atë të prestigjatorit: ai merr lëndët e para dhe nëpërmjet proceseve “misterioze”, i transformon ato, në mrekulli të vogla.

Një kuzhinier i mirë ështē gjithnjë në kërkim të shijes e kombinimit të përbërësve, aromës e risisë dhe njëherësh kultivimit të traditës. Për fat të mirë, vendi ynë gëzon nje kulturë kulinare te jashtezakonshme. Kjo, dhe për shkak të influencave të ndryshme që Shqipëria është detyruar të përshtatet gjatë viteve. Për gjithë pjesën tjetër është e nevojshme një përgatitje e posaçme.

Nuk është sekret tashmë fakti se profesioni i kuzhinierit renditet ndër më kompleksët: me përgjegjësi të lartë e orë të zgjatura pune, nën ritme frenetike ku përsosja e pjatës që do të shkojë te klienti është e vetmja zgjedhje.

Për këtë arsye mund t’ju qëllojë shpesh të dëgjoni që për një kuzhinier, profesioni është jo vetëm jeta e tij, por edhe pasioni dhe hobi dhe gjithçka e bukur e emocionuese që mund të këtë.

Zgjedhja e profesionit të jetës është momenti i vështirë për këdo. Por shpesh, kjo bëhet më e lehtë kur zbulon talentin brenda teje. Në këtë rast, e vetmja zgjedhje ku nuk duhet gabuar, është t’ia besosh formimin tënd profesional më të mirëve. Dhe këtu nuk e kemi fjalën vetëm për përzgjdhjen e një emri të rëndësishëm shkolle, por edhe të një programi akademik sa më të kompletuar, që ofron njohuri të gjerë, praktikë profesionale dhe padyshim, një certifikatë të licensuar që do të jetë kartvizita juaj brenda dhe jashtë vendit.

Strukturat që shërbejnë nga kuzhina janë gjithnjë e më të shumta dhe po aq të shumta janë edhe profilet e profesionistëve që punësohen në këto struktura. Nga restorantet, hotelet, mencat, baret, tavernat, anijet e turistike, sipërmarrjet e kateringut, etj.

Por sidomos në rast se keni vendosur të ndërrmerrni një biznes në kërë sektor, branda apo jashtë Shqipërisë, mund t’ju vijmë në ndihmë me një sugjerim.

 

Prej 5 vitesh në treg, Akademia AGA

Prej 5 vitesh në treg, Akademia AGA, jo vetëm ka formuar profesionalisht kuzhinierë, por ka arritur të hartojë dhe kompletojë programet e studimit duke vendosur një standard të ri dhe duke shërbyer si rregullator.

Me një larmi zgjedhjesh që variojnë nga kursi i kuzhinierit apo i picajolit, te ai mbi sigurinë ushqimore H.A.C.C.P., sipas të dhënave të vetë kësaj akademie, 80% e studentëve që përfundojnë një program, gjen punësim në specialitetin ku janë formuar.

Dhe qershia mbi tortë (është tamam rasti ta themi) është binjakëzimi që kjo akademi ka lidhur me një ndër shkollat më të mira në Romë – Itali, ndërmjetësuar nga Ambasada Italiane, IPSSAR ARTUSI ROMA (http://www.artusiroma.it/) që sigurisht ka ofruar eksperiencat dhe sugjerimet më të mira.Për këtë arsye, bashkëpunimi me Ambasadën Italiane dhe mundësitë e projekteve me të, tashmë janë pjesë e programit të Albanian Gastronomy Academy – AGA.

Nëse u bëtë kuriozë dhe doni të mësoni më shumë, këtu gjeni edhe mënyrat e kontaktit të “AGA Academy”

Insta: albaniangastronomyacademy

Fcb: Albanian Gastronomy Academy
TELEFONON: +355 69 777 3333
EMAIL: info@aga.edu.al