Pse Janë Rritur Çmimet e Fruta Perimeve – Çfarë Po i Rëndon Xhepat e Shqiptarëve

1.5k 0

Çmimet e fruta perimeve në Shqipëri kanë pësuar rritje.

Të gjitha fruta perimet e stinës së dimrit janë pothuajse 2-3 herë më të shtrenjta se viti i kaluar citon Top Channel, të cilit i referohet AgroWeb.org.

Konrektisht, një kilogram qepë ose presh u shit nga 100-130 lekë për kilogram, nga 30-50 lekë për kilogram vitin e kaluar.

Ndërkohë qytetin e Tiranës, fruta-perimet kushtojnë më shtrentë sesa në qytetet e tjera të Shqipërisë.

Administratorët e Tregut Agro-ushqimor abuzojnë me tregtarët e shumicës duke vendosur çmime të larta për qiranë, energjinë elektrike dhe ujit.

Një gjë e tillë ndikon në rritjen e çmimit të këtyre produkteve.

Rritja më e madhe që nga 2010 

Çmimet e perimeve dhe të zarzavateve në muajin janar shënuan rritjen më të madhe që nga viti 2010.

Sipas INSTAT, të cilit i  referohet AgroWeb.org çmimet në grupin “zarzavate, përshfi patatet” u rritën me 36.6 për qind, duke shënuar nivelin më të lartë që nga maji i vitit 2010

“Shumë shtrenjtë është. Qepa vjet ishte 70 lekë, sot 100-130.

Ne i marrim shtrenjtë te shumica. Nuk kemi bukë për të ngrenë, jo më të blejmë kështu perime, këtë vit më shtrenjtë është”, thonë qytetarët për Top Channel.

 Reagimi i Industrisë Agropërpunuese  dhe Arsyet e Rritjes së Çmimeve

Një ndryshim në paketën fiskale të këtij viti, për TVSH-në e produkteve bujqësore, ka bërë që industria agropërpunuese dhe eksportuesit të kenë kosto shtesë.

Problemi qëndron se ky sektor, blerjen e produkteve bujqësore e bën me TVSH 6 për qind, ndërsa shitjen me TVSH 20%. Kjo diferencë krijon një rritje të kostove dhe çmimeve.

Mirel Çaça, agropërpunues është shprehur për Top Channel  se duhet ndërhyrë për të barazuar tarifimin si në blerje, ashtu dhe në shitje, pasi bëhet fjalë për produkte ushqimore të konsumit të përditshëm.

“Ne gjendemi në një situatë kur, edhe sikur produktin ta shesim pa asnjë lloj marzhi, të paguajmë 14 për qind, e kjo do të ndikojë shumë në çmimet e shitjes apo në çmimin e blerjes”, tha Mirel Çaça.

Nedret Arapi është eksportuese produktesh bujqësore dhe thotë se, me këtë mënyrë taksimi nuk konkurrojnë dot me shtetet e tjera.

“Po nuk pata pak përkrahje nga shteti shqiptar, si do t’ia dal unë? Maqedoninë nuk e konkurroj dot, Greqinë jo e jo sepse ka të tjera ligje, por unë duhet të jem konkurrente me ta”, tha Nedret Arapi.

Kurse Alban Zusi, që përfaqëson Industrinë shqiptare Agropërpunuese, thotë se dëmi është i konsiderueshëm.

“Sipas përllogaritjeve tona, kjo kosto e tejkalon vlerën e 100 milionë euro në vit”, tha Alban Zusi për Top Channel.

Agropërpunuesit paralajmërojnë se kjo situatë mund të çojë në rritje të informalitetit, gjë që ndikon drejtpëtdrejt te siguria ushqimore.