Qershori Muaji Më i Nxehtë i Të Gjitha Kohërave – Çfarë Pritet Në Korrik

349 0

Nga Maji i lagësht e me shi, vera erdhi e nxehtë dhe përvëluese dhe mesa duket do të zgjasë për një kohë të gjatë.

Javët e fundit në kontinetin tonë kanë qenë ndër më të nxehtat të regjistuara në histori.

Edhe Shqipëria si Evropa u përfshi nga vala a e të nxehtit afrikan.

Qershori muaji më i nxehtë

Shërbimi klimaterik Copernicus Climate Change Service të cilit i referohet AgroWeb.org, njoftoi pak ditë më parë se temperaturat e regjistruara në muajin Qershor ishin të jashtëzakonshme.

Të dhënat treguan se temperaturat mesatare të Qershorit ishin rreth 2 gradë më të larta se normalja për këtë muaj.

Në disa vende të Europës rritja e temperaturave shkoi me mbi 6-10 gradë celsius më shumë.

Qershori i dytë më i nxehtë është regjistruar në vitin 2016 me një rritje të temperaturës 0.1 gradë.

Ndaj për ekspertët ky ndryshim i papritur në pak vite mund të jetë shqetësues duke e bërë ngrohjen globale një rrezik gjithnjë e më prezent.

Temperaturat më të larta

Shifrat më të larta që shënoi termometri për këtë fillim vere u regjistruan në Francë me vlerën 45.9 gracë C.

Ndërsa e dyta renditet Spanja ku temperaturat shkuan deri në 40 gradë celsius.

Sipas ekspertëve parashikohet që të ketë përsëri valë të nxehti përvëlues në të gjithë zonën e Europës.

Pjesa më delikate do të jetë jugu i saj ku këto episode nxehtësie do të jenë më të shpeshta.

Sipas Institutit Meteorologjik, Meteoalb, të cilit i referohet AgroWeb.org temperaturat e ajrit kanë pësuar një rritje ekstreme duke goditur Europën Qendrore dhe Mesdheun.

Çfarë Pritet në Korrik në Shqipëri

Sipas MeteoAlb, kjo javë paraqitet kryesisht me kthjellime në të gjithë territorin, përjashtuar mesin e javës, ku vranësirat dhe shirat do të jenë te pranishme, më të dukshme në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të jenë të larta, ku termometri do të ngjitet deri në 39⁰C.

Persa i përket vijimit të muajit Korrik, parashikohet i thatë dhe i nxehtë. Reshjet do të jenë nën normën mujore, ndërsa temperaturat e ajrit do të jenë mbi vlerat mesatare shumëvjeçare.

Gjithësesi Qershori i këtij viti renditet si muaji më i nxehtë në të gjithë botën dhe muajt pasues të verës do të kenë një intensitet thuajse të njejtë./AgroWeb.org