Qumështi i Gjirit Ushqen Dashurinë për Perimet

341 0

Qumështi i gjirit është ushquesi absolut për shëndetin e fëmijëve. E nëse ju nëna, do donit që fëmijët tuaj të ushqeheshin shëndetshëm gjatë gjithë jetës së tyre përmes frutave dhe perimeve, përpiquni vetë që gjatë kohës së gji dhënies të konsumoni sa më shumë perime.

Ky është mesazhi që vjen nga një studim mbi qumështin e gjirit dhe bebeve që ushqehen me qumësht gjiri. Sipas informacioneve të AgroWeb.org, ky studim zbuloi se ata fëmijë që konsumuan qumësht gjiri nga nëna që konsumonin perime, pëlqenin gjithashtu edhe drithërat e kombinuara me perime, kur ata nisën të konsumonin ushqime më solide.

Kur një grua shtatzanë ha perime, lëngu amniotik merr shijen e perimeve dhe më pas, edhe qumështi i gjirit.  Më vonë këto shije transmetohen në shijet e bebes. Si rezultat, nëse bebja mësohet në kohën më të hershme të saj me shijen e perimeve, ai ose ajo do të jetë më pak i predispozuar për të refuzuar lugën e parë me pure perimesh.

Fëmijët përgjithësisht nuk hanë perime. Ata preferojnë të konsumojnë produkte të ëmbla, pije të sheqerosura, që nxisin obezitetin dhe sëmundjet kronike.

Javët e para të jetës janë momenti kryesor në të cilin bebet zhvillojnë shijen e tyre, përmes ushqimit të shëndetshëm.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, për rezultatet e këtij studimi, 97 nëna që ushqenin fëmijën me gji u ndanë në disa grupe. Për një muaj, tre grupe konsumuan nga një gotë me lëng karrote, selino, panxhar apo lëng perimesh të përzjera. Një grup nisi këtë regjim kur bebet ishin dy javshe, një grup tjetër ku bebet ishin një muaj e gjysmë dhe grupi i tretë kur bebet ishin 2 muajsh.
Nga vëzhgimi rezultoi se foshnjat që ishin ushqyer nga grupi i nënave që kishin konsumuar lëng perimesh në momentin kur i’u ofrua të provonin pure karrotash apo pure me perime të tjera me shije jo familjare si psh brokoli, i preferuan ato. Vetëm 8 % e foshnjave refuzuan ushqimin.
Foshnjat dy javëshe konsumuan më shpejt dhe më lehtë qumështin me shijen e karrotës se sa ato të grupit të nënave që nisën konsumimin e lëngut të perimeve më vonë apo konsumuan ujë në vend të lëngut të perimeve. U desh një muaj që foshnjat të mësoheshin me shijen e perimeve.
Pra, mënyra e të ushqyerit të nënës dhe konsumimi i ushqimeve të shëndetshme prej saj, sidomos i perimeve ndryshon dhe ndikon në shëndetin e gjithë familjes.
Preferencat e ushqimit tek fëmijët ndikohen shumë nga prindërit e tyre. Nëse ushqimi i nënës ka varitetet, ajo ndihmon fëmijën për të qenë më i hapur ndaj shijeve të reja. /AgroWeb.org