Rëndësia e Mbrojtesa së Markave për Produktet “Made in Albania”

474 0

Mbrojtja e markave për produktet “Made in Albania” është një domosdoshmëri, jo vetëm për të siguruar vendosjen e standardeve, por edhe për ta përfaqësuar atë denjësisht në një treg më të gjerë.

Për këtë qëllim, ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Peëgjithshme e Pronësisë Industriale janë të angazhuara për të informuar dhe mbështetur me politika lehtësuese sipërmarrjet shqiptare.

DPPI ka ndërmarrë disa takime në zonën e Mirditës dhe Rubikut ku operojnë rreth 400 biznese, së bashku edhe me përfaqësues të administratës tatimore dhe të QKB-së për informimin mbi rëndësinë e të drejtave të pronësisë industriale.

“Kantina e verës “Arbër”, një markë e regjistruar tashmë, apo eko-hotel “Marubi”, vilat turistike në Rubik, Restorant “Ujë i Ftohtë”, prodhimet e veshjeve tradicionale janë modele suksesi, që mund të ndiqen edhe nga sipërmarrje të tjera që prodhojnë dhe tregtojnë nën markën “Made in Albania” për ta bërë atë një vlerë të shtuar dhe të çmuar”, deklaroi ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj./ATSH