Rezultate Pozitive nga Vaksina e Oksfordit – Kur Mund të Ketë Doza për të Gjithë

187 0

Vaksina kundër Covid-19 e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, në bashkëpunim me kompaninë farmaceutike AstraZeneca, gjeneron një përgjigje të fortë imune tek të moshuarit, grupmosha më e prekur dhe e rrezikuar nga virusi.

Kjo është ajo çfarë shkruan Financial Times, duke folur për “shpresat” e gjeneruara nga provat e realizuara.

Provat klinike të kësaj vaksine janë në fazën 3, e fundit para se të dilet në një konkluzion  të saktë nëse është e sigurt dhe nëse lejon mbrojtjen e popullatës nga sëmundja.

Pas kësaj prove sigurisht që do të jetë e nevojshme miratimi nga organet rregullatore para se vaksina të hidhet në treg për shitje.

Sidoqoftë, dy burime të përmendura nga gazeta, të cilët janë në dijeni për studimet e vazhdueshme, argumentuan se vaksina në fjalë gjeneron antitrupa dhe të ashtuquajturat limfocite T (qelizat, detyra kryesore e të cilave është të identifikojnë dhe vrasin patogjenët pushtues ose qelizat e infektuara)në mesin e të moshuarve.

“Falë fuqisë ekonomike dhe organizative të udhëheqësit të projektit, shumëkombësh AstraZeneca, ne kemi filluar prodhimin e vaksinës kundër Covid-19 prej muajsh tashmë” – shpjegon Piero Di Lorenzo, president i Irbm di Pomezia.

Sipas tij, nëse gjithçka shkon mirë, dozat e para të vaksinës do të shpërndahjen deri në fund të vitit.

Kontrata midis AstraZeneca dhe BE parashikon shpërndarjen e 300 milion dozave deri në qershor 2021.

“Jo për të përhapur optimizëm, por është absolutisht e besueshme që eksperimentimi i projektit AstraZeneca-Oxford  mund të përfundojë fazën e 3 në fund të nëntorit-mesit të dhjetorit. Në fund të provës, dokumentacioni u jepet agjencive rregullatorë, të cilave normalisht u duhen 6-12 muaj për të përfunduar procesin. Por jam i sigurt se agjencitë do të eleminojnë burokracitë dhe do të përshpejtojnë procesin,” thotë Piero Di Lorenzo./Panorama