Rritje Temperaturash dhe Vranësira

253 0

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të vranët dhe me reshje në disa zona.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 12°C në 20°C, në zonat e ulëta nga 19°C në 28°C dhe në zonat bregdetare nga 21°C në 31°C.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 08°C në 22°C dhe në zonat e ulëta nga 10°C në 24°C./Burimi:TopChannel