Rruga e vështirë e formalizimit të Bujqësisë

400 0

Të jetosh në varfëri të thellë duke luftuar çdo ditë për të mbijetuar me pak ose aspak shpresë se jeta mund të jetë më e mirë: kjo është ekzistenca e punëtorëve joformalë. Ata janë zakonisht fermerët e vegjël, shitësit në rrugë, rrogëtarët që punojnë në ndërmarrjet e vogla herë me kontrata e herë pa asgjë. Shumë mbështeten në një mikro-kompani të vetme ose në ndonjë person që kujdeset për mbijetesën e tyre. Të tjerët janë pothuajse të padukshëm, duke i bërë ato edhe më vështirë për t’i gjetur, biseduar e aq më pak për tu organizuar. Por të gjithë këta njerëz kanë diçka të përbashkët: ata të gjithë punojnë në ekonominë e zezë, duke qenë të paregjistruara dhe të patatueshëm. Në Shqipëri, ekonomia informale përbën midis 30 dhe 45% të PBB-së së vendit dhe ka gati 20 vjet që nuk i bie në sy askujt, duke u lënë me dashje në mjegull.

Por tani rregullat e lojës po ndryshojnë dhe qeveria po kërkon t’i verë gjërat në vijë për sa i përket ekonomisë informale. “Kohës së ekonomisë së rrugës i ka ardhur fundi. Ky është një revolucion ekonomik dhe ju e kuptoni këtë, shumë mirë”, tha Kryeministri Edi Rama gjatë një fjalimi të mbajtur mbi informalitetin. Por në fakt duket se jo të gjithë kanë arritur ta kuptojnë siç duhet, duke qenë se operacioni ndaj informalitetit ka krijuar një zallamahi të madhe.

Ekspertë që ndajnë opinione të kundërta me njëri tjetrin nëse koha dhe proceduerat janë të duhurat për tu ndjekur dhe impaktin që do të ketë kjo reformë në ekonomi në afatgjatë. Ndërkohë që pjesa që preket në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe që është dhe pjesa më vulnerabël, që janë fermerët duken gjithnjë e më konfuzë dhe të shqetësuar në se konsiderohen tregëtarë dhe do të taksohen si të tillë apo do të qëndrojnë tek pragu i 5 milion lekëve të reja i pataksueshëm dhe të arrijnë t’iu sigurojnë familjeve të tyre mbijetesën.

Për t’iu përgjigjur të gjitha këtyre pyetjeve le ti kthehemi një herë ligjit, i cili gjithashtu nuk ka kaluar pa interpretime të shumta. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në bazë të ligjit të shoqërive tregtare, kjo kategori e fermerëve nuk janë konsideruar tregtarët, në këtë kuptim, pajisja e tyre NIPT është e nevojshme vetëm për qëllime të kompensimit të TVSH-së deri në një qarkullim prej 5 milionë AL (50 mijë dollarë amerikanë). Përtej kësaj xhiro, ata nuk marrin kompensim, por duhet të regjistrohen në mënyra normale dmth TVSH-së si tatimpagues të TVSH-së dhe të ketë faturë tatimore. Ky përcaktim, thonë ekspertët, e bën ligjin e TVSH-së.

Sot të qenit një fermer me NIPTdo të thotë që ke hyrë zyrtarisht në ekonominë formale,

 Një nga shqetësimet më akute që ngrenë ekonomistët është impakti i kësaj reforme në afatgjatë në ekonomi, duke iu druajtur efektit të kundërt. “Nëqoftëse qeveria ka vendosur të zbatojë këtë program për të luftuar informalitetin, duhet nga ana tjetër të shtojë masat nxitëse për bizneset e reja, të shtojë incentivat për inovacionin, të krijojë mundësi që të rinjtë, gratë, pjesa më e marxhinalizuar e shoqërisë por që kanë ide, tu afrohet sistemi bankar sepse ato nuk i afrohen dot sistemit bankar”, u shpreh gjatë një interviste ekspertja Luljeta Minxhozi, duke theksuar nevojën për mbështetje nga ana e qeverisë që kjo reformë të jetë funksionale.

Aktualisht sipas Shoqatës së Investitorëve të Huaj 88% e fermerëve nuk kanë NIPT dhe vetëm 32% e tyre janë të regjistruar me kodin e fermerit.
Ndërkohë që vetëm javë pas nisjes së operacionit kundër informalitetit vetëm 30% e fermerëve e kanë marrë NIPT. “Sot ne numërojmë rreth 14 mijë fermerë të pajisur me NIPT ose 25-30% e totalit të fermerëve janë të formalizuar. Evidentimi i çdo fermeri do të na bëjë që të kemi një siguri ushqimore më të madhe”, tha Drejtori i Politikave Bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, Flamur Hysi. Por ndërkohë për specialistin e ekonomisë Selami Xhepa këto numra nuk duhet të shihen si sukses. “Nuk mendoj se është sukses i reformës të thuash që 12 mijë qytetarë që shesin dhe marrin një rrogë që e kanë formalizuar, sepse kjo nuk i shton asnjë gjë sistemit tonë fiskal, nuk përmirëson absolutisht asgjë në këndvështrimin e mirëfunksionimit të shtetit dhe nuk ndryshon aspak natyrën apo profilin e sistemit tonë ekonomik.Kontrolli i territorit është një gjë shumë pozitive, të gjithë e përshëndesin dhe e duam por kjo nuk mund të shndërrohet në një ngërç për ekonominë, siç është shndërruar në të vërtetë”, tha Xhepa.

Nëse ne jemi të gjithë të formalizuar dhe veprojmë të gjithë sipas ligjit, atëherë jemi në rregull, përndryshe çdo gjë na shkon dëm 

Por ndërsa ekspertët debatojnë mes tyre në studio televizve e editoriale gazetash, për fermerët ndryshon shumëçka nga kjo reformë. Për Pëllumb Musën, një grumbullues nga Korça, reforma ndryshon gjithçka. “Nëse të gjitha hallkat e zinxhirit nuk janë të lidhura ne jemi të mbaruar, pasi pjesa më e madhe e tregëtarëve të mëdhenj janë më të prirur për të blerë tek ata që nuk kanë TVSH. Eshtë e qartë. Nëse ne jemi të gjithë të formalizuar dhe veprojmë të gjithë sipas ligjit, atëherë jemi në rregull, përndryshe çdo gjë na shkon dëm”, shprehet Musa për Agroweb. Ndërkohë që për Mersin Lika grumbullues nga Gosë e Kavajës, një tjetër problem që shfaqet është bërja e pagesës përmes bankave. “E mirëpres shumë këtë reformë, pasi ne do të mund të operojmë më lehtësisht, por nga ana tjetër çështja e pagesave përmes bankave, qoftë edhe 100 mijë lekë të vjetra më duket qesharake dhe pëngesë për tregëtinë”, tha Lika.

Fermerë të shumtë nga të gjithë zonat kanë nxiturar për të marrë NIPTIN, si i vetmi mjet që I ligjëron duke i lejuar të shesin produktet e tyre tek pikat e grumbullimit. Në Lushnjë, zonë e cila ka një numër të madh fermash, regjistrimi ka ecur me ritme të shpejta por jo aq sa 38.290 fermerë të pajisen me NIPT dhe me kartën e fermerit. “Kërkesat kanë qenë shumë të larta. Deri më tani janë regjistruar 5.038 fermerë ndërkohë që 3.212 janë pajisur me NIPT”, pohon për Agroweb Dhimitër Qorri, Përgjegjës i Shërbimit Këshillimor për Bujqësinë në Lushjnë.

Informaliteti është rritur në mënyrë masive në 20 vitet e fundit. Fillimisht ai mendohej se rritja e sektorit informal do të ishte i dobishëm, pasi hap vende pune me një kosto të ulët duke rritur në këtë mënyrë nivelin e punësimit në vend. Por afatgjatë është kthyer në një gangrenë për ekonominë, veçanërisht sektorin bujqësor që punëson gati gjysmën e popullsisë.
Sot të qenit një fermer me NIPT do të thotë që ke hyrë zyrtarisht në ekonominë formale, çka e thënë më thjeshtë do të thotë që je i gjurmueshëm dhe i taksueshëm në momentin që arrin të ardhura që i kalojnë 5 milionë lekë të reja në vit dhe që pë do qindarkë mbi këtë do të pagusha taksa. Kjo është ekonomia formale, një ekonomi që jep siguri më të lartë ushqimore për shkak të gjurmimit, duke e bërë ekonominë e rrugës nul. Kosto që fermerët e vegjël do të duhet të mbajnë nga ky process do të shihet në afatgjatë; nëse ata do të ecin me shpejtësi drejt formalizimit, apo do të dalin nga rruga për shkak të pengesave të shumta që mund të ndeshin.