Rrugët për Shpëtimin e Portofolit

296 0

 

 

Në botë ka një prirje, dukshëm në rritje, për të lëvizur drejt praktikave të zhvillimit të qëndrueshëm. AgroWeb ju ofron disa disa praktika të thjeshta, të cilat mund t’i bëni pjesë të jetës tuaj:

1. Mos e ler ujin të rrjedhë kot gjatë larjes së enëve, larjes së dhëmbëve apo gjatë dushit. Duke e lënë rubinetin të hapur gjatë kohës që lan dhëmbët për shembull, harxhon rreth 6 lira ujë në minutë.

2. Stakoji pajisjet elektrike kur nuk i përdor ato (këtu përfshihet edhe karikuesi i telefonit apo i kompiuterit). E ashtuquajtura energjia fantazëm në faturën tuaj në fund të muajit, mund të reduktohet me më tepër se 10% të vlerës.

3. Makinën larëse përdore për të larë sasi të plota rrobash, mundësisht në temperatura të ulta. Kjo praktikë ruan shumë energji.

4. Izoloje shtëpinë. Izolimi i mureve, dyshemesë, çatisë ose dritareve parandalon mbingrohjen gjatë verës dhe ftohjen ekstreme gjatë dimrit si dhe ul nivelin e ndotjes akustike. Izolimi mund të ulë koston e energjisë për ngrohje apo ftohje të shtëpisë me rreth 40%.

5. Përdor sa më rrallë mjete një-përdorimshe. Zgjidh një gotë qelqi në vend të një gote plastike ose përdor shishe plastike të ripërdorshme në vend që të blesh nga një të tillë sa herë ke etje. Ripërdorimi i shisheve plastike, mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin kështu që, mëso të dallosh cila plastikë është e ripërdorshme. Zgjidh peceta rrobe në vend të atyre prej letre, shijoje akulloren në kaush dhe jo në kupë, merr me vete trastën tënde të ripërdorshme kur shkon në treg.

6. Nëse e ke të mundur, riciklo. Të riciklosh (plastikën, kanaçet dhe qelqin) së pari, do të thotë t’u japësh gjërave një jetë të dytë. Duke marrë pjesë në iniciativat e riciklimit, ti kursen energjinë. Të krijosh produkte nga mjetet e ricikluara shpenzon më pak kohë dhe energji sesa prodhimi i tyre nga lënda e parë. Përveç kësaj, reduktimi i përmasave të landfilleve të mbetjeve, sigurisht që ndikon në rritjen e cilësisë së ajrit që ne thithim.

7. Mblidhe ujin. Nëse jeton në fshat ose ke serrë, mblidh ujin e shiut për ta përdorur për ujitjen e bimëve, lëndinës apo kopshtit. Përdorimi i ujit të pijshëm për nevojat e bujqësisë përbën problem të madh: rreth 60% e rezervave të ujit të freskët në Shqipëri përdoret për ujitje dhe për nevoja të tjera bujq&eumeuml;sore.

8. Ngit më shpesh biçikletën. Ec më gjatë. Mos e përdor makinën për lëvizje të shkurtra që mund të bësh gjatë ditës, sepse kjo ndikon në reduktimin e ndotjes dhe përmirëson shëndetin tënd. Ecja dhe çiklizmi konsiderohen të jenë mes ushtrimeve më të thjeshta e më të shëndetshme njëkohësisht, në të qenit më i aftë dhe i zhdërvjellët.

9. Ferma urbane. Mbjellja e një kopshti të vogël personal në ballkon po shndërrohet në hit me përhapjen e vet. Madje edhe kompani të mëdha po e praktikojnë këtë, nëpër taracat e godinave të tyre. Praktika e fermës urbane, jo vetëm siguron një sallatë të shëndetshme në tavolinën e drekës, por gjithashtu përmirëson jo pak cilësinë e ajrit që thith./AgroWeb.org/