Rrushtë e Tharë në Diell, Ëmbëlsia e Natyrës

365 0

Rrushi i tharë në diell është një ushqim natyral i shijshëm që është pjesë e shumë recetave të ndryshme. Këto kokrra të ëmbla mund të përgatiten mjaft lehtë. Rrushi i thatë ofron shumë ushqyes të rëndësishëm dhe ngrënia e tij ofron shumë vlera shëndetsore.

Rrushi i thatë është i pasur në karbohidrate dhe në sheqerna natyralë që do të thotë se është ideal për një energji të shpejtë kur ndiheni të plogësht.

Për këtë arsye, rrushi i thatë rekomandohet veçanërisht përpara ose pas aktivitetit fizik. Në një racion prej 85 gramë rrush të thatë gjenden 130 kalori dhe 31 gramë karbohidrate.

Rrjedhimisht ata janë idealë për forcë dhe energji gjatë një aktiviteti fizik.

Ngrënia e rregullt e rrushve të thatë parandalon konstipacionin, thonë ekspertët e AgroWeb.org. Rrushtë janë një burim i mirë i fibrës dietike që lufton kët&eumeuml; simptomë.

Rrushtë janë ndër të paktat ushqime bimore të pasura me hekur, të cilin organizmi e kërkon për prodhimin e proteinave që transportojnë oksigjen në qelizat e organizmit.

Ngrënia e rrushve çdo ditë, ju ndihmon të plotësoni dozat e rekomanduara ditore të hekurit që është 8 miligramë për meshkujt dhe femrat mbi 50 vjeç, 18 miligramë për femrat në moshën e pjellorisë, 27 miligramë për femrat shtatzënë dhe 9 miligramë në ditë për femrat lehonë.

Rrushtë e thatë janë gjithashtu të pasur me kalium, fitoushqyes dhe antioksidantë.

Një dozë ditore me rrush të thatë pakëson rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve kronike, ul nivelin e glukozës, tensionin e gjakut, nivelin e kolesterolit, trigliceridet, shuan urinë dhe dëshirën për ta tepruar me ushqimin.

Tharja e rrushve në diell në 6 hapa

Përzgjidhni rrushtë e zinj ose jeshilë të freskët, të pjekur, kokërrfortë e pa njolla. Kontrollojini kokrrat mirë një e nga një.

Hiqini kokrra nga degët e njoma të mëdha dhe lajini mirë. Mos i largoni të gjitha kokrrat nga degët. Nëse nuk jeni të sigurt për origjinën e rrushit, atëherë shpëlajini ato me zbardhues të tretur në ujë. Mjaftojnë 2 pika zbardhues në një litër ujë.

Vendosini kokrrat e rrushit në një pjatancë ose tabaka prej druri, bambuje ose plastike me vrima që të lejojë qarkullimin e ajrit.

Tabakanë vendoseni në një vend të thatë në dritë të diellit. Nëse gjatë natës ka vesë ose mjegull, futeni tabakanë brenda në shtëpi.

Kokrrat e rrushit duhet të qëndrojnë në diell për 2-3 ditë ose deri sa të thahen. Rrotullojini herë pas here që të siguroni një ekspozim të barabartë në diell.

Rrushtë e thatë hiqini me butësi nga degët e mbetura dhe ruajini në një enë të mbyllur mirë të cilën duhet ta vendosni në një vend të freskët./AgroWeb.org