Shija Joshëse e Kompostos së Dardhave Shqiptare

512 0

 

Shqipëria është një vend shumë i njohur për përgatitjen e kompostove të frutave. Kompostot e kumbullës, pjeshkës dhe qershisë janë shumë popullore për shijen por edhe vlerat e tyre kuruese.

Megjithatë, AgroWeb.org sjell edhe një tjetër recetë shqiptare që ka po aq vlera, por një shije mjaft joshëse. Po flasim për komposton e dardhës.

Tuli i dardhës është veçanërisht i ëmbël dhe lehtësisht i kombinueshëm në ëmbëlsira apo komposto. Por për fat të keq, jetëgjatësia e këtij fruti është e shkurtër.

Dardhat kanë një përmbajtje të lartë ujore. Në një racion prej 100 gramësh të dardhave të ruajtura në ujë gjenden 29 kalori. E njëjta sasi dardhash të ruajtura në shërbet ofron 74 kalori. Një racion i tillë është i barabartë me një gjysmë filxhani me dardha.

Përmbajtja e yndyrnave tek kompostoja e dardhës varet nga lëngu i përdorur për ruajtjen e saj. Dardhat e ruajtura në ujë përmbajnë shumë pak yndyrna ose 0.03 gramë yndyrna në 100 gramë dardha.

Frutat e ruajtura në shërbet përmbajnë katër herë më shumë yndyrna ose 0.13 gramë për racion.

Kompostoja e dardhës përmban vitamina dhe minerale siç është magnezi, fosfori, zinku, bakri, mangani dhe minerale të tjera. Dardhat e ruajtura në shurup dhe në ujë përmbajnë sasi të barabarta të vitaminave dhe mineraleve.

Dardha ofron fibër e cila vë rregull në sistemin tretës, ul kolesterolin dhe pakëson rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Një racion me komposto dardhe përmban 1.6 gramë fibër.

Nëse hani 2,000 kalori në ditë, atëherë synoni të konsumoni 28 gramë fibër në ditë. Ngrënia e kompostos së dardhës ju ndihmon ta arrini këtë objektiv.

Si ta përgatisni komposton e dardhës në shtëpi

PËRBËRËSIT

• 170 gramë sheqer
• 1 gotë me verë të bardhë të thatë
• 4 karafila
• 1 copë kanellë (7 cm)
• Lëkura e 1 gjysëm limoni
• 16 dardha të mëdha e të forta (rreth 2 kg)

PËRGATITJA

1. Përzieni sheqerin, verën, një filxhan me ujë, karafilin, kanellën dhe lëkurën e limonit në një tenxhere të madhe ku mund të fusni më vonë edhe dardhat. Ziejini përbërësit për 5 minuta, pa vënë kapakun.

2. Shtoni dardhat, uleni temperaturën dhe vazhdoni zierjen për 5 deri në 10 minuta të tjera, në varësi të dardhës. Zierja duhet të vazhdojë deri sa dardha të zbutet por të ruajë formën e saj.

Disa dardha do të jenë gati më shpejt ndaj ju këshillojmë t’i hiqni nga tenxherja. Kur të jenë gatuar të gjitha, atëherë futini në shurup dhe lërini të ftohen së bashku.

3. Pas ftohjes, servirini dardhat duke i shoqëruar me akullore me aromë vanilje, kos të ngrirë, krem të rrahur të spërkatur me shurup e shumë të tjera. Lëreni fantazinë të lirë./AgroWeb.org